Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kiara i tha “jo” diçkaje që shumica nuk e refuzon kurrë dhe rezultati ishte thjesht magjik! 14/12/2025
Sekreti i pamjes së J.Lo? Shikoni mamanë dhe motrat e saj dhe do ta kuptoni menjëherë! 14/12/2025
“E shkuara ime është e vdekur”, Bes Kallaku flet pa filtra për ndarjen dhe forcën për të vazhduar përpara 14/12/2025
“Dritat po fiken”, Pirro Çako kujton nënën e ndjerë: I bleva pemën e jetës, por… 13/12/2025
Kush e dinte? Princ Leka dhe Blerta zbulojnë arsyen e vërtetë që i bëri të dashurohen! 12/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Lavanja në shtëpinë Raizada sjell ‘tërmet’ që ditën e parë, ja çfarë do ndodhë të hënën

05/05/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Si ta quaj këtë dashuri”, Lavanja në shtëpinë Raizada sjell ‘tërmet’ që ditën e parë, ja çfarë do ndodhë të hënën

Kushi i kërkon Shamit t’i gjejë një punë. Në këtë kohë vjen Anxhali. Sham arrin të shpëtojë edhe këtë herë me gënjeshtrat e tij. Arnav merr Lavanjën në shtëpinë Raizada. Të gjithë duken të lumtur ndërsa gjyshja nuk është e kënaqur. Anxhali i bën Lavanjës ritualin por gjyshja i thotë se nuk duhet ta bëjë sepse ajo nuk është akoma nusja e kësaj shtëpie. Sham e bind gjyshen dhe Lavanjës i bëhet rituali nga i cili ajo s’ja ka idenë fare. Arnav kujton Kushin ndërkohë. Nga ana tjetër Kushi mendon se çfarë duhet të bëjë. Lavanja pyet ku është dhoma e Arnavit dhe të gjithë shokohen. Arnav e merr Lavanjën për në dhomë po gjyshja bërtet të ndalojnë. Ajo thotë se ka norma dhe rregulla. Ata nuk janë ende të martuar dhe nuk mund të qëndrojnë në të njëjtën dhomë. Gjyshja thotë se Lavanja do qëndrojë në dhomën e miqve. Arnav kërcënon se do largohet nga shtëpia nëse nuk bëhet siç do ai. Gjyshja thotë se u pendua që pranoi ardhjen e Lavanjës në shtëpi. Anxhali i lutet gjyshes ta lërë Lavanjën të qëndrojë derisa ata të zhvendosen në një shtëpi të re. Gjyshja thotë se do i japë një muaj kohë. Nëse ajo vërteton se është një nuse me vlera është mirë për të por nëse ndodh e kundërta ajo duhet të largohet. Arnav është shumë me nerva prej gjyshes por nga ana tjetër mendon për Kushin. Ai kujton momentet kur e ka bërë Kushin të vuajë. Sham telefonon Kushin por nuk arrin të lidhet me të. Anxhali ja merr telefonin nga dora dhe i thotë se do shikojë se kush po e shqetëson. Sham nervozohet dhe kërkon telefonin. Anxhali e lë telefonin dhe largohet e mërzitur shkruan revistawho.com. Halla u jep Kushit dhe Pajalit biletat për në Laknou por Kushi është me dy mendje. Halla është shumë e mërzitur dhe i thotë të qëndrojnë me të. Gjyshja pyet Lavanjën nëse di të gatuajë dhe ajo i thotë se për të gatuajnë shërbëtorët. Gjyshja e pyet nëse të paktën di të bëjë çaj. Arnav i thotë se nuk ka rëndësi. Sham i thotë se do i mësojë asaj të bëjë çaj. Nga aty hapet muhabeti i ushqimeve të Laknou. Arnav kujton që Kushi i tha se do kthehet në Laknou. Edhe Sham mendon për Kushin gjithashtu./revistawho.com






Tags: si ta quaj kete dashuritelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
E kujtoni Hektorin e bukur që dashuronte Rubin? Shikoni si duket aktori sot…

E kujtoni Hektorin e bukur që dashuronte Rubin? Shikoni si duket aktori sot…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera