Ajo quhet Utkarsha Naik por tanimë të gjithë e njohin si “Manorama”, në “Si ta quaj këtë dashuri”. Ajo është psikoterapiste me profesion por së fundmi puna e saj kryesore është aktrimi. Manorama në jetën reale është e martuar dhe nënë.
“Jeta ime? Le ta fillojmë me faktin që kam një burrë dhe një vajzë. Si profesion jam psikoterapiste por aktrimi ka qenë gjithmonë hobi im. Karriera ime mjekësore dhe aktrimi kanë ecur gjithmonë dorë për dore dhe nuk kam vuajtur shumë me këtë gjë. Më vinin gjithmonë mundësi të reja në derë dhe fakti që jetoj në Mumbai më ka ndihmuar shumë. Kjo jam pak a shumë unë”.
Po si e komenton Manorama, çiftin protagonist të serialit? Cili është mendimi i saj për Kushin dhe Arnavin?
“Mund të them se janë dyshja më e mirë. Të dy janë aktorë të mrekullueshëm që i kanë realizuar në mënyrë të përkryer rolet e tyre. Kimia mes tyre është aq reale sa mund ta ndjeje çdo herë që i shikoje në ekran. Magjia e Arnav dhe Kushi, ka qenë e paparë”./ revistawho.com







