Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Nesër Anxhali shkon të abortojë bebin, Arnav arrin në kohë

04/12/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Nesër Anxhali shkon të abortojë bebin, Arnav arrin në kohë

Pasi vë Kushin në gjumë Arnav shkon tek dhoma e Anxhalisë por nuk e gjen aty dhe shqetësohet. Më pas ai shkon tek dhoma e gjyshes dhe e sheh Anxhalinë duke fjetur në prehrin e saj. Gjyshja ja bën me shenjë të mos bëjë zhurmë. Akash kthehet në shtëpi. Pajal i thotë se ishte shumë e shqetësuar për të. Akash i thotë se donte të rrinte vetëm. Pajal mundohet ta qetësojë por Akash është me nerva që ajo ja fshehu të vërtetën e Shamit dhe fajëson atë për situatën që u krijua në familje. Arnav i tregon gjyshes që e dinte për Sham shumë kohë para që në martesën e Akashit kur e pa Shamin dhe Kushin në tarracë. Më vonë Arnav bëhet gati për te shkuar në kompani. Kushi i sjell ilaçet dhe i thotë se ai duhet të gëzojë shëndet që të kujdeset për Anxhalinë. Arnav afrohet drejt Kushit por ajo largohet. Arnav i thotë Kushit se ka ardhur koha që ajo mos të largohet sa herë ai afrohet. Kushi buzëqesh. Arnav largohet dhe thotë se kaq donte: një buzëqeshje në fytyrën e Kushit. Shërbëtori i thotë Kushit se Anxhali nuk ka ngrënë. Kushi e merr pjatën dhe shkon në dhomën e Anxhalisë. Anxhali thotë se do të rrijë vetëm por Kushi futet. Ajo sheh Anxhalinë duke parë fotot e Sham. Kushi i thotë Anxhalisë se e di që është e lënduar por duhet të hajë sepse Arnav mërzitet kur e sheh në këtë gjendje. Anxhali vazhdon te shohë fotot e Shamit. Kushi e pyet: “Ti do një vajzë që të sjellë lumturi në jetë apo jo?” Kushi i thotë Anxhalisë ta harrojë Shamin dhe të mendojë për fëmijën. Ajo largohet. Anxhali vë dorën tek barku dhe qan.Arnav dhe Akash kthehen në shtëpi. Akash shkon në dhomën e Anxhalisë por nuk e gjen aty, Ai fillon ta thërrasë dhe të gjithë vihen në kërkim të Anxhalisë. Arnav kujton momentin kur Anxhali i tha se donte të rrinte vetëm. Shërbëtori thotë se e pa Anxhalinë të ikte me makinë para një ore. Arnav i bërtet pse e la të shkonte. Akash qetëson Arnavin. Arnav i thotë Akashit të qëndrojë në shtëpi pasi ai do shkojë të kërkojë Anxhalinë. Arnav arrin ta gjejë ku është Anxhali pasi shoferi i taksisë që ka hipur Anxhali i kërkon Arnavit lekët dhe thotë se Anxhali ndaloi në një spital. Anxhali i thotë doktoreshës se nuk e do këtë fëmijë. Doktoresha e pyet çfarë i ka ndodhur. Anxhali i thotë se është mirë por nuk do ta mbajë fëmijën, Doktoresha i thotë se ajo nuk ka për ta hequr bebin dhe s’duhet të marrë vendime të nxituara. Arnav arrin në spital. Ndërkohë Anxhali i thotë doktoreshës se e ka vendosur dhe se do shkojë diku tjetër që ta heqë. Ajo largohet. Doktoresha e thërret. Arnav dëgjon doktoreshën duke thërritur Anxhalinë./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Ja pse Princ Harry dhe Megan Markle nuk kapen kurrë për dore

Ja pse Princ Harry dhe Megan Markle nuk kapen kurrë për dore








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera