Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Nesër Kushi rrezikon jetën për Arnav, ai merr vesh që rrëmbyesi është Sham

29/11/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Nesër Kushi rrezikon jetën për Arnav, ai merr vesh që rrëmbyesi është Sham

Sham pyet Kushin pse zgjodhi Arnavin dhe jo atë. Kushi i thotë se ajo do bënte gjithçka për Arnavin. Shami i thotë se ata janë të njëjtë pasi edhe ai do bënte gjithçka për Kushin. Sham thotë se Arnav duhet të paguajë për këtë. Arnav ndërkohë është duke u zënë me rrëmbyesit. Ai arrin të dalë nga ndërtesa dhe sheh Kushin. Kushi e thërret por Sham nuk e lë të shkojë. Ai është me kurriz dhe Arnav nuk mund ta shohë se kush është. Sham merr Kushin dhe e fut me forcë në makinë. Kushi i thotë ta lërë. Arnav merr makinën e njërit prej rrëmbyesve dhe ndjek makinën e Sham. Ndërkohë rrëmbyesit ndjekin Arnavin me motorra. Sham ndalon në mes të rrugës. Ai merr Kushin dhe thotë se nëse ai nuk mund ta ketë dashurinë e saj atëherë askush s’do ta ketë. Sham i lidh Kushit duart dhe këmbët dhe e lë të shtrirë në mes të rrugës. Ndërkohë Arnav po e nget makinën me shumë shpejtësi. Kushi e sheh që ai po vjen drejt saj. Arnav sheh Kushin në tokë dhe frenon makinën. Ai shkon drejt Kushit për ta zgjidhur por në këtë moment vijnë rrëmbyesit. Arnav zihet me rrëmbyesit. Kushi arrin të zgjidhet vetë por njëri nga rrëmbyesit i vë pistoletën në kokë. Arnav e sheh dhe ndalon së rrahuri të tjerët. Kushi vrapon drejt Arnavit por rrëmbyesit e kap prej krahu me forcë dhe e tërheq mbrapsht. Kushi bie në një kanal. Arnav i merr pistoletën rrëmbyesit dhe i gjuan në kokë. Ai shkon të kërkojë Kushin. Arnav e gjen Kushin pa ndjenja. Ai e merr Kushin dhe qan duke i thënë se ajo do të bëhet mirë. Sham merr një telefonatë dhe i thotë se Arnav dhe Kushi janë arratisur shkruan revistawho.com. Arnav merr Kushin në krahë dhe e përqafon. Pas disa minutave Kushi më në fund vjen në vete. Ata nisen për në shtëpinë Raizada. Kushi i thotë Arnavit se do që t’i thotë diçka por Arnav i thotë të flasin më vonë pasi ajo duhet të pushojë. Por Kushi është e vendosur t’i thotë se kush e rrëmbeu. Ajo i thotë Arnavit se rrëmbyesi është Sham. Arnav është i tronditur. Ai nuk mund ta besojë. Sham kthehet në shtëpi dhe Anxhali shqetësohet për të pasi e sheh me plagë. Sham sajon një histori duke i thënë se bëri aksident. Kushi hyn në shtëpi. Të gjithë habiten kur e shohin dhe e pyesin çfarë ka ndodhur. Edhe Sham bën sikur nuk di gjë. Pas Kushit hyn edhe Arnav. Këtu të gjithë habiten edhe më shumë kur e shohin Arnavin me plagë. Të gjithë vrapojnë drejt tij të shqetësuar. Manorama i thotë të gjithëve se Arnavin e kishin rrëmbyer. /revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Big Basta jep lajmin e mirë…

Big Basta jep lajmin e mirë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera