Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit 08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global! 08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, Sham me Anxhalinë, por mendjen tek Kushi, ja çfarë do ndodhë nesër

02/05/2017
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
“Si ta quaj këtë dashuri”, Sham me Anxhalinë, por mendjen tek Kushi, ja çfarë do ndodhë nesër

Kushi kthehet në tempull por nuk e sheh Shamin me Anxhalinë pasi pjatën e lutjes ja jep Akash. Kushi kthehet me Pajalin në shtëpi. Familja Raizada janë të gjithë shumë të lumtur që Sham ka ardhur. Anxhali dhe Sham përsërisin betimet e martesës por Sham e ka mendjen tek Kushi. Familja shkon në shtëpi. Sham u jep dhurata të gjithëve. Ai i dhuron Anxhalisë një sari të kuq dhe ajo gëzohet shumë. Arnav mendon për Kushin dhe momentin kur po i jepte ujë. Halla i thotë Kushit të marrë në telefon Shamin pasi ai është i familjes tashmë dhe po vonohet për darkën. Sham ndodhet në dhomë me Anxhalin dhe i bie telefoni. Sham ia mbyll telefonin Kushit. Pajal i thotë Kushit se Sham duhet të jetë i zënë. Kushi i tregon Pajalit se shallin që i dhuroi për ditëlindje ja dha Akashi. Pajal i thotë se e ka takuar Akashin më parë. Motrat bisedojnë me njëra tjetrën për familjën Raizada dhe dalin në përfundimin se Anxhali, Akash dhe gjyshja janë njerëz të mirë ndërsa Arnav dhe Manorama janë të lig. Kushi fillon të mendojë për Arnavin dhe nuk e zë gjumi. Pajal i thotë të flejë por Kushi i thotë se tani që përmendi emrin e Arnavit s’mund të flejë shkruan revistawho.com. Në mëngjes halla flet në telefon me Shashin, babain e Kushit dhe Pajalit dhe u tregon për Shamin. Kushi merr telefonin dhe i thotë se ka agjëruar. Por Shashi dhe Garima janë shumë të mërzitur. Ata kanë hipotekuar dyqanin por nuk i thonë gjë vajzave. Sham gatuan xhalebi. Anxhali e pyet se ku ka mësuar të gatuajë këtë ëmbëlsirë dhe Sham kujton momentin kur po bënte xhalebi me Kushin. Nga ana tjetër Kushi po gatuan petulla ndërsa halla i bërtet sepse ajo gjithmonë do që të hajë. Pajal vjen dhe pyet çfarë ka ndodhur. Kushi i thotë se është e shqetësuar pasi ndjen se diçka nuk shkon në shtëpinë e tyre në Laknou. Edhe Pajal thotë se e ndjeu në zërin e tyre. Në familjen Raizada ulen të hanë dhe bashkëshorti i Manoramas thotë se Sham ka në plan të blejë një shtëpi të re. Gjyshja thotë se nuk e lejon Anxhalinë të jetojë vetëm në atë shtëpi. Arnav i thotë Shamit që Anxhali të qëndrojë këtu derisa ai të gjejë punë në Deli. Sham pranon dhe thotë se kur të kthehet do e marrë Anxhalinë. Gjyshja, Manorama dhe Anxhali flasin për tempullin dhe Anxhali thotë se Kushi dhe Pajal ishin gjithashtu atje. Kur dëgjon emrin e Kushit Arnav reagon ndërsa Shamit i bie pjata me xhalebi nga dora./revistawho.com






Tags: si ta quaj kete dashuritelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
“South Outdoor Festival” thyen parashikimet, mbi 1000 pjesëmarrës në tri ditët e aventurës

"South Outdoor Festival" thyen parashikimet, mbi 1000 pjesëmarrës në tri ditët e aventurës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera