Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë! 10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha! 10/01/2026
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

“Si ta quaj këtë dashuri”, sherr në familjen Raizada, ja çfarë do ndodhë nesër

17/05/2017
in Who Serial
Reading Time: 3 mins read
A A
“Si ta quaj këtë dashuri”, sherr në familjen Raizada, ja çfarë do ndodhë nesër

Gjyshja i thotë Lakshmit se Kushi do ja hapë sytë Arnavit që ai të shohë një vajzë me parime indiane ndryshe nga Lavanja. Anxhali i kërkon falje Kushit që i foli në atë mënyrë kur i bëri ofertën për punë por ajo bën gjithçka për familjen e saj. Kushi e fal atë. Anxhali i kërkon Kushit t’i lidhë rakin bashkëshortit të saj pasi ai nuk ka motër(raki është një byrzylyk që një motër biologjike ose jo ja lidh të vëllait në dorë dhe i uron fat e lumturi. Në këtë rast Anxhali e konsideron Kushin si motër). Kushi mëson Lavanjën të bëjë çajin. Anxhali flet në telefon me Shamin. Sham e gënjën sikur po i kërkon dikujt 1 lak borxh për operacioinin e shokut. Anxhali i thotë se do flasë me Arnavin që t’ja japë ai. Gratë e shtëpisë mahniten me Lavanjën që ka bërë çaj. Anxhali dhe Kushi e lënë me njëra tjetrën që Kushi të largohet para se Arnav të kthehet në shtëpi. Gjyshja i thotë Arnavit të vijë në shtëpi por ai ka një konferencë kështu që Kushi qëndron. Konferenca e Arnavit anullohet. Ai vjen në shtëpi. Kushi ndërkohë po mëson Lavanjën të gatuajë. Dritat fiken. Ndërkohë Arnav shkon në kuzhinë për të takuar Lavanjën dhe prek Kushin. Dritat vijnë dhe Arnav sheh Kushin. Ai i bërtet Kushit të largohet. Anxhali merr Shamin në telefon dhe i thotë të kthehet shpejt sepse ka një problem në familje. Arnav është me nerva me Anxhalinë që e ka marrë Kushin në shtëpi. Sham vjen dhe dëgjon Arnavin duke folur për Kushin. Arnav i thotë Kushit të largohet duke bërtitur. Kushi ofendohet dhe largohet me lot në sy. Sham sheh Kushin duke dalë dhe fshihet. Anxhali i thotë Arnavit të kthejë Kushin. Arnav i thotë se kjo është shtëpia e tij. Anxhali lëndohet. Arnav e kupton gabimin dhe mundohet t’i kërkojë të falur por këtë e bën Anxhali e cila thotë se ishte faji i saj. Anxhali thotë se nuk duhet ta harronte që kjo është shtëpia e tij. Teksa largohet Anxhali rrëzohet. Arnav shkon ta ndihmojë por Anxhali nuk pranon ndihmën e tij dhe shkon në dhomën e saj duke çaluar. Gjyshja i thotë Arnavit se Anxhali e punësoi Kushin që ajo të mësojë Lavanjën. Arnav shkon tek dera e dhomës së Anxhalisë dhe i lutet ta hapë por ajo nuk e hap ndërkohë që është duke qarë. Arnav largohet nga shtëpia ndërsa Sham vjen. Gjyshja i tregon Shamit çfarë ndodhi. Sham mban anën e Arnavit dhe thotë se Anxhali nuk duhet të punësonte Kushin kur Arnav nuk e duron dot. Anxhali nuk ja hap derën as Shamit. Kushi i tregon Pajalit çfarë ndodhi. Pajal i thotë se do ishte më mirë sikur ato të kthehen në Laknou. Situata rëndohet kur Garima merr në telefon dhe thotë se ato janë shumë keq financiarisht dhe Shashi është keq me shëndetin për shkak të gjendjes në shtëpi. Pajal qan. Kushi i thotë atyre se gjithçka do të rregullohet. Ajo e mbyll telefonatën me Gariman dhe qetëson Pajalin. Në këtë kohë bie dera. Kushi hap derën dhe habitet kur sheh Arnavin. Arnav thotë se erdhi për të marrë Kushin për të mbaruar një punë pasi sipas Anxhalisë ajo është e vetmja që mund ta bëjë. Ai futet Brenda dhe lë disa para në tavolinë dhe thotë se e di që Kushi do të vijë. Pajal i thotë se Kushi nuk ka për të ardhur dhe nuk ka nevojë për paratë e tij. Ajo i thotë Kushit t’i tregojë Arnavit që do kthehen në Laknou. Kushi nuk flet dhe është konfuze. Arnav largohet. Halla dhe Pajal janë me nerva me Kushin që nuk ja hodhi paratë në fytyrë Arnavit. Kushit ndërkohë i kujtohen fjalët e mamasë që janë keq me ekonominë./revistawho.com






Tags: si ta quaj kete dashuritelenovele
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Kei: U ndava nga Vivi, ja kush është vajza që puthja në park

Kei: U ndava nga Vivi, ja kush është vajza që puthja në park








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera