Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Blero thotë “po” për herë të tretë! 12/01/2026
“A do martohet më 12 gusht?”/ Megi Pojani ndërpret intervistën: Nuk duhej ta thoja këtë! 12/01/2026
Bia bën disa herë magji në BBVK? Ja të gjitha rastet që ndezën rrjetin 12/01/2026
Zarf i zi në shtëpi, Keijsi thyen rregullat e Vëllait të Madh 12/01/2026
Nicola Peltz drastike ndaj familjes Beckham, fshin çdo gjurmë të tyre në rrjetet sociale! 12/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Si ta quaj këtë dashuri/ Shital nuk e çon të takojë babain, Arav zhduket, ja çdo ndodhë nesër

01/02/2018
in Who Serial
Reading Time: 2 mins read
A A
Si ta quaj këtë dashuri/ Shital nuk e çon të takojë babain, Arav zhduket, ja çdo ndodhë nesër

Arav ka takim me prindër në shkollë por ai nuk dëshiron të shkojë. Shital i thotë se ai duhet të shkojë. Arav thotë se do shkojë por vetëm nëse ajo i tregon kush është babai i tij. Shital i thotë se ajo është mama dhe baba për të. Arav nxehet dhe i bërtet Shitalit. Ai i thotë se ajo i kishte premtuar se do e takonte me babain kur të ishin në Deli. Arav largohet me nerva. Kushi shkon tek Arav dhe i kërkon ndihmë që të mbjellë lulet. Arav e ndihmon ndërsa Shital shkon tek ai dhe i kërkon falje. Edhe Arav i kërkon falje dhe i lutet ta takojë vetëm një herë babain e tij. Shital pranon dhe i thotë se nesër do takohen me të në një lokal. Arav gëzohet. Shital i kërkon falje Kushit dhe Arnavit për sjelljen e Aravit shkruan revistawho. Arnav i thotë Shitalit se ajo duhet t’i tregojë Aravit për babain sepse tashmë ai është i rritur për ta përballuar. Shital thotë se nuk mundet t’i tregojë Aravit pasi do prishte lumturinë e të tjerëve. Ditën tjetër Arav bëhet gati që të takohet me babain dhe është shumë i lumtur. Shital vjen dhe i thotë atij të bëhet gati për shkollë. Arav nxehet dhe i thotë se nuk do shkojë në shkollë por do takojë babain. Ai qan pasi Shital e gënjeu dhe largohet. Kushi dyshon se Shital nuk do që t’i tregojë Aravit që Arnav është babai i tij. Shitalin e marrin në telefon nga shkolla dhe i thonë se Arav nuk ka shkuar. Shital me Arnavin dhe Kushin dalin të kërkojnë në rrugë.Të gjithë janë të shqetësuar. Arav është ulur në një lokal pranë shtëpisë dhe po pret për babain. Menaxheri i thotë atij të shkojë në shtëpi. Arav largohet shkruan revistawho. Arnav me Kushin dhe Shitalin hyjnë në lokal dhe marrin vesh që Arav ka qenë atje. Ata kërkojnë për Arnavin në një vend tjetër dhe e gjejnë të fshehur brenda nja frigoriferi. Arnav Kushi dhe Shital nuk mund t’i besojnë syve. Ata e marrin Aravin në shtëpi. Arnav i thotë Shitalit herën tjetër të bëjë kujdes çfarë i thotë fëmijës sepse Arav është shumë i ndjeshëm. Ai largohet./revistawho.com






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Nora flet për herë të parë mbi marrëdhënien me Tunën: Ajo është shumë…

Nora flet për herë të parë mbi marrëdhënien me Tunën: Ajo është shumë...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera