Akash dhe Pajal takohen me të gjithë familjen para se të nisen për në Amerikë. Të gjithë përloten. Akash i thotë Kushit të kujdeset për Arnavin. Akash dhe Pajal largohen. Familja Raizada fillon përgatitjet për Festën e Dritave. Kushi gatuan ëmbëlsirë ladu. Arav do që të marrë një por Kushi nuk e lejon pasi do i çojë në tempull. Arav nxehet dhe bërtet: Çfarë kuptimi ka të bësh ladu dhe mos t’i hash? Kushi mundohet t’ja shpjegojë por Arav thyen një vazo. Kushi i thotë Arnavit se Arav duhet të mësojë të sillet mirë dhe të kërkojë falje. Arav është i mërzitur dhe nuk do t’i flasë njeriu. Të gjithë i japin ladu Aravit. Arnav i jep të gjithëve dhurata për festën por ka harruar Aravin. Arav mërzitet. Arnav i thotë Aravit të shkojë në dhomë. Kushi mendon se mos Arnav do i bërtasë Aravit që u soll keq dhe shkon pas tyre. Të gjithë habiten kur hyjnë në dhomën e Aravit shkruan revistawho. Arnav i ka ndërruar të gjitha mobiljet e dhomës së Aravit dhe i ka blerë biçikletë dhe shumë gjëra. Arav e përqafon Arnavin dhe i thotë se është babai më i mirë në botë. Kushi i thotë Arnavit se kjo që bëri nuk është mirë pasi kështu po e llaston Aravin dhe sa herë ai të mërzitet do kërkojë gjëra rë shtrenjta. Ata zihen. Kushi vendos të bëjë si Arnav. Ajo gjatë gjithë ditës aktron si ai dhe i habit të gjithë me sjelljen. Arnav e kupton që i ka folur ashpër Kushit kur u grindën dhe vendos që të bëjë diçka. Ai bën sikur po flet me një vajzë në telefon për punë që Kushi të bëhet xheloze. Por Kushi aktron sikur nuk i intereson./revistawho.com








