Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të afroni ose shtyni datën e ciklit menstrual!

16/10/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Si të afroni ose shtyni datën e ciklit menstrual!

Me siguri të gjithave ju ka ndodhur të paktën një herë në jetë të dëshironi ta shtyni datën ciklit menstrual apo t’ju vinin më herët. Periodat mund të jenë të ndryshme për çdo femër por nëse kanë një gjë të përbashkët është që nuk është kurrë koha e përshtatshme për to!





Herën tjetër që doni të shkoni në udhëtim apo të bëni seks në një datë të caktuar do dini si të veproni.

Mënyrat natyrale
– Nëse doni që periodat t’ju vijnë më herët pini lëngje tropikale, hani ushqime që përmbajnë vitaminë C ose merrni një suplement por pa i kaluar 60mg të dozës së vitaminës C të rekomanduar në ditë.
– Provoni t’i shtoni dietës suaj majdanoz.
– Ushtrimet fizike, një dush i nxehtë, si edhe të kryeni marrëdhënie seksuale ndihmojnë që t’ju vijnë periodat sidomos nëse keni vonesë.
– Kaloni kohë me shoqen që është me perioda! Sinkronizimi menstrual (ideja që femrave që jetojnë apo rrinë bashkë u vjen cikli përafërsisht njësoj) siç quhet ndryshe efekti McClintock ngelet teori që ngjall debate, por ja vlen një provë.


…dhe kalojmë tek mënyra më e thjesht, e shpejt dhe efikase!

Ndërkohë që ekzistojnë pilula të posaçme për të induktuar ardhjen e menstruacioneve më herët ose për t’i shtyrë ato, të cilat duhen marr me kujdes dhe me këshillë të mjekut, mënyra më e thjesht ngelet pilula kontraceptive, shkruan “Telegrafi”. Shumë prej jush ndoshta e marrin rregullisht dhe e dinë që shërben edhe për të stabilizuar ciklin menstrual. Por a dini si ta përdorni në favorin tuaj për të patur kontroll të plotë?

Pilulat kontraceptive zakonisht në numër imitojnë ciklin 28 ditor, ku 21 prej tyre janë aktive dhe përmbajnë hormonet që “shtypin” fertilitetin. Ndërsa pilulat e bardha janë jo aktive duke shkaktuar gjakderdhjen që vjen si pasojë e ndalimit të marrjes së hormoneve.

Nëse nuk i pini pilulat jo aktive, por filloni direkt një pako të re kontraceptivësh, atëherë periodat nuk do t’ju vijnë, këshillon Anabel. Kështu mund t’i shtyni ose mos t’i keni fare përgjatë një muaji.

Në të kundërt, mund të vendosni të kaloni më herët tek pilulat jo aktive për t’i sjell periodat në ditën që dëshironi.

Tani pritet të shohim mënyrat djallëzore se si do ta përdorni këtë superfuqi!

Tags: ciklidatat
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
4 legjendat që meshkujt kishin ngritur mbi orgazmën femërore

4 legjendat që meshkujt kishin ngritur mbi orgazmën femërore








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera