Për të gjitha vajzat të cilat duan flokët me kaçurrela, zgjidhja është çaji i kamomilit.
Metoda është e thjeshtë:
Pasi të lani flokët dhe t’i fshini lehtë, ndërkohë që janë ende të lagura, formoni dy ose me shumë gërsheta. Në vazhdim spërkatini ato me kamomil të zier. Lërini të thahen, për rreth gjashtë orë. Kjo metodë sugjerohet të aplikohet fundjavave, para shëtitjes apo daljes së darkës. Pasi të lëshoni flokët, jepuni me dorë formën që dëshironi, pa përdorur krehër.