• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Këshilla, Lajme

Si të biesh në dashuri me trupin tënd

Sa herë ke dalë para pasqyrës dhe ke numëruar difektet (që mendon se ke) tek pasqyrimi yt dhe akoma më tepër, je ndjerë keq kur dikush të ka vënë në dukje ato kilet e tepërta që ke vënë, apo si dukesh.

Epo të luftosh me gjithë këtë nuk është aq e lehtë, ama 5 këshilla me siguri do ju ndihmonin pak, që imazhin për veten ta përmirësoni, e kështu as fjalët e të tjerëve nuk do ju ndikojnë aq shumë.

  1. Mendo gjithmonë për ato gjëra që të pëlqejnë tek vetja, e nëse të vjen një mendim negativ në kokë, përqëndrohu tek të mirat, sikur vetëm pak sekonda.
  2. Kujto se ti je më shumë se sa thjesht trupi yt. Ka cilësi në karakterin, personalitetin e gjithësecilit prej nesh që ndërtojnë njeriun që jemi. Pra ti nuk je vetëm një vajzë pak e mbushur, ose shumë e dobët, ti je një njëri që ka vlera.
  3. Fillo të lëvizësh. Nëse ndihesh shumë keq me veten, mund të lëvizësh, pasi jeta sedentare ndikon shumë edhe në gjendjen psikologjike të të gjithëve. Gjej aktivitet që të pëlqejnë më shumë dhe realizoji.
  4. Siç përpiqesh të bësh jetë aktive, mos harro dhe të pushosh.
  5. Bëhu shok me ushqimin. Mos u fikso pas numrimit të kalorive, por ha me kujdes, zgjidh gjërat që dietologu të lejon dhe ty të pëlqejnë dhe fokusohu tek shijimi i ushqimit./revistawho.com