Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dolce largohet papritur nga “Grande Fratello”, lë mbrapsht një letër  07/12/2025
Cila është sëmundja nga e cila dyshohet se vuan Ariana Grande dhe pse mjekët e quajnë rrezik serioz? 07/12/2025
Çfarë tha këtë herë?! Princ Harry “turpëron” sërish familjen mbretërore! 07/12/2025
Romancë mes djemve? Ish e dashura: Klodit i pëlqejnë… 07/12/2025
Djali i Aida Shtinos në listën prestigjioze Forbes, kush është Brendon Ahmeti? 07/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të dashuroheni dhe të mos dashuroheni? Ja çfarë duhet të bëni…

30/11/2015
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Si të dashuroheni dhe të mos dashuroheni? Ja çfarë duhet të bëni…

A ekzistojnë mënyra për të mos u dashuruar gjatë një marrëdhënie? Po truke sikur në çift mbizotëron dashuria e vërtetë? Rezultatet e disa studimeve japin shumë indikacione në këto drejtime. Ndaj, nëse i besoni shkencës, vazhdoni leximin e artikullit më poshtë…





Studimet mbi psikologjinë dhe kiminë cerebrale të rënies në dashuri, lejojnë shumë aplikime praktike. Ka disa momente në jetë, në të cilat rënia në dashuri do të ishte një fatkeqësi: në këtë rast, është një përvojë, e cila kërkon shumë energji, ndërsa mund t’iu shkëpusë nga qëllimet personale që aktualisht nuk përkojnë me marrëdhënien në çift.

Ndërkohë, në periudha të tjera, jeta vendos ndryshe: rënia në dashuri dhe jeta në çift mund të jenë një plotësi që konsiston në një jetesë edhe më të mirë. Çfarë këshillojnë studimet? Kush prej jush dëshiron të dashurohet dhe kush jo?


Shpjegimet i gjeni në vijim:

SI TË MOS DASHUROHENI

-Nëse puthja e parë, ose më keq akoma, biseda mes jush ka ecur shumë mirë, duhet të ndaleni sa më parë të jetë e mundur për të shmangur ndërlikimet emocionale. Mos dilni më për dy herë të tjera me atë person dhe sigurisht, kurrë tre herë takim me të në harkun e një muaji.

-Reduktoni deri në minimum përkëdheljet para dhe pas raportit seksual në mënyrë që të reduktoni prodhimin e oksitocinës, hormonit i cili e forcon edhe më shumë një lidhje në çift. Lejoni që të kalojë kohë nga takimi në takim.

-Mos e shihni personin tjetër drejt e në sy: hunda është një zëvendësuese e mirë. Gjithashtu, shmangni ndarjen e informacioneve personale: lidhja fillon me empatinë.

-Frekuentohuni në shoqëri dhe izolohuni vetëm për kohën e “nevojshme”, mos bëni miqësi në rrjetet sociale.

-Nëse personi tjetër do që ta thellojë njohjen duke përmendur fëmijët dhe martesën, atëherë ju jeni me fat, sepse mund të shkëputeni direkt, sigurisht, nëse nuk keni qëllim që të bini në dashuri, të martoheni e të bëheni me trashëgimtar.

SI TË DASHUROHENI

-Gjeni një person të lirë, që nuk ka nevojë të jetë në qendër të vëmendjes apo për siguri, por që t’i korrespondojë “hartës suaj të dashurisë” (aspektit fizik, mendjes, botës ideale, interesave etj).

-Shiheni tjetrin në sy duke buzëqeshur (kjo vë në funksion zona të trurit që lidhen me mirëqenien dhe intimitetin): nëse edhe atij/asaj i zgjerohen bebet e syrit, kjo do të thotë se të dy e pëlqeni njëri-tjetrin.

-Imitoni gjuhën e trupit të tjetrit: pozicionin e trupit, tonin e zërit, shpejtësinë e të folurit: reciprociteti në këtë drejtim do të rrisë ndjesinë e afrisë.

-Flitini për detaje personale dhe dëgjojeni personin tjetër të paktën për gjysmë ore, më pas prekuni nga duart dhe shiheni njëri-tjetrin në sy për katër minuta, shkruan Shqip. Sipas Arthur Aron, psikologut njujorkez, vendimtare për të rënë në dashuri janë pikërisht këto 34 minuta.

-Bëni dashuri me këtë person sa më shpesh të mundni: oksitocina e prodhuar do t’iu ndihmojë që të forconi lidhjen tuaj dhe të përjetoni dashurinë, e cila padyshim rritet nga dita në ditë nëse e dëshironi vërtet ndjenjën e dashurisë.

Tags: Dashurindjenja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Next Post
Çfarë mendon Era për dashurinë?

Çfarë mendon Era për dashurinë?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera