Pritja e ëmbël është periudha më e bukur që një femër mund të përjetojë. Teksa fëmija brenda tyre rritet ndryshojnë dhe përmasat trupore. Shumë prej tyre e kalojnë me stres dhe nuk dinë se çfarë të veshin, pasi masa e tyre ka ndryshuar më shumë se dy numra. Megjithatë edhe gjatë shtatzënisë ju mund të dukeni të bukura dhe plot stil njëkohësisht. Ne po ju tregojmë disa kombinime shumë të rehatshme që do ju zbukurojnë edhe më shumë.