Të gjithëve na pëlqen të vishemi mirë, të kemi roba klas dhe aksesorë të kushtueshëm. Por jo të gjithë kemi një buxhet të pakufizuar për të qëndruar në një hap me modën dhe me trendin gjithnjë e në evolucion.
Megjithatë ka disa strategji për tu dukur luksozë me veshjet tona. Në thelb janë dy mënyra për pasur një luk të kushtueshëm. E para është që të shpenzosh vërtetë një mal me para për veshje dhe aksesor luksi. Dhe e dyta të zgjedhësh me kujdes blerjet ku të investosh, dhe të racionalizosh pjesën tjetër me vëmendje, zgjidh veshje pak të kushtueshme por thelbësore.
Brezi i ri në social ka treguar se mundësia e dytë është ajo më inteligjente dhe efikase. Sekreti është të përqëndrohesh në copa të rëndësishme që mund të kompletojnë lukun tuaj, duke pasur një buxhet të përballueshëm, terndi dhe që ndryshojnë çdo stinë.
Kurseni në aksesorët super-trend. Ka mjaft versione të së njëjtave syze apo çante që keni parë të veshin modelet apo blogerët. Por për sa do të jetë në modë? Jo më shumë se dy muaj. Zgjidhni versionin më ekonomik, të ngjashëm po nga një firmë më pak prestigjioze.
Mos shpenzoni një mal me para për veshjet e festave apo mbrëmjeve. Është shumë e lehtë të gjesh veshje të frymëzuara nga pasarelat, pa investuar shumë. E rëndësishme është që materiali të mos jetë shumë i lirë dhe me aksesorët e duhur veshja do të duket sikur e keni marrë nga një atelie.
Nivel esencial, një fund tyli apo bluzë me dantella janë thelbësore që mund ti gjesh me çmime të lira dhe që mund të pasurojnë lukun tuaj.
Pantallonat e rafinuara, qofshin këto xhinse apo pantallona lëkure, nuk është nevoja të shpenzosh më shumë se 50 eruo. Ka mjaft modele që të kombinuara me çantën apo këpucët e duhura duken sikur janë të shtrenjta.
Këpucë inteligjente, që do të thotë ti bësh të duken më të shtrenjta. Gjeni një palë të ngjashme me modelin e luksit që mund të jetë kamosh dhe jo lëkurë e vërtetë. Por ka shumë modele këpucësh të frymëzuara nga dizenjuesit e mëdhenj. Dhe nëse vitin e ardhshëm nuk përdoren më, mos e kini problem, pasi shpenzuat pak./tch