Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si të hash akulloren

10/04/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Si të hash akulloren

Umberto Ecco


(Letër e Umberto Ecco)





Kush isha i voglë, fëmijëve u bliheshin dy lloj akulloresh që shiteshin në ca karroca të bardha me kapakë ngjyrë argjendi: ose me kaush dy lekësh, ose me vafer, katër lekëshe…Gjyshja na këshillonte të mos e hanim kaushin deri në fund, ta hidhnim fundin majuc sepse ishte prekur nga dora e akullorexhiut (megjithatë, kjo ishte pjesa më e mirë, më kërrce, e hanim fshehurazi, duke u shtirur sikur e kishim hedhur). Vaferi katër lekësh pregatitej nga një makinë e veçantë, edhe ajo ngjyrë argjendi që shtypte një seksion cilindrik akullorje mes dy sipërfaqesh të rrumbullakta paste. E kalonim gjuhën në pjesën e ndërmjetëme deri sa të mbërrinte bërthamën prej akullorje, në këtë pikë akullorja hahej e gjitha, me gjithë pastat mbështjellëse që tashmë ishin zbutur e nginjur me nektar. Gjyshja nuk kishte ndonjë këshillë për të na dhënë: teorikisht, vaferi ishte prekur vetëm nga makineria, praktikisht, akullorexhiu e kishte marrë në dorë për të na e dhënë, por nuk mund të identifikohej zona e prekur. Unë isha i magjepsur nga disa bashkëmoshatarë të mitë, prindërit e të cilëve nuk u blinin një vafer katër lekësh po dy kaushë dy lekësh. Këta të privilegjuar marshonin me një akullore në dorën e djathtë e një në të majtën dhe, duke lëvizur me zhdërvjelltësi kokën, lëpinin herë njërën, herë tjetrën. Kjo liturgji më dukej aq madhërishëm për t’u pasur zili sa shpesh herë kisha kërkuar ta luaja edhe unë. Më kot. Të mitë ishin të paepur: një akullore katër lekëshe dakort, dy dy lekëshe, në asnjë mënyrë. Siç mund ta vërejë secili prej jush, as matematika, as ekonomia, as dietika nuk mund ta justifikonin këtë refuzim. Bile as higjena, duke parakuptuar se do të hidhedhin dy fundet e koneve…Tani, banor dhe viktimë e një shoqërie konsumi e shkapërderdhjeje (që nuk ishte e tillë në vitet tridhjetë), e kuptoj se ata të dashur që tani nuk janë më, kishin të drejtë. Dy akullore dy lekëshe në vend të njërës katër lekëshe, ekonomikisht nuk ishin shkapërderdhje, por simbolikisht ishin që ç’ke me të. Tamam për këtë i dëshiroja: se dy akullore të sugjeronin teprinë. Tamam për këtë nuk m’i lejonin: pse nuk dukeshin të fisme, se përqeshnin mjerimin, se dukeshin mendjemadhësi e një privilegji të rremë, mburrje me mirëqenien. ..
Njësoj si prindërit e atyre grykësave dinakë që i kisha zili dikur, qytetërimi i konsumit shtiret sikur të jep më shumë, por, në të vërtetë, për katër lekë, të jep atë që vlen katër lekë. Do ta hidhni tej radion e vjetër të dorës për ta zëvendësuar me atë që premton edhe autorivers, por ca dobësi të brendëshme të pashpjegueshme do të bëjnë që radioja e re e dorës të ketë veç një vit jetëgjatësi. Makina e re do t’i ketë ndenjëset me lëkurë, dy pasqyra anësore që rregullohen nga brenda dhe kroskotin prej druri, por do të mbijetojë shumë më pak se e lavdishmja Cinquecento që, edhe kur prishej, një shqelm e vinte sërish në punë.
Por, morali i atyre kohësve na donte të gjithëve spartanë, ndërsa ky i sotmi na do të gjithëve të dhënë pas qejfeve./opinion.al


Tags: si te hash akulloren
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!
Breaking News

Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar!

22/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
Next Post
Papa përqafon prostitutat shqiptare

Papa përqafon prostitutat shqiptare








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera