Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo? 06/02/2026
Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës 05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël… 05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti? 05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit 05/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Si të kesh linjat e JLo-së? Duhet të “sakrifikosh” gjumin dhe jo vetëm!

23/03/2023
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Si të kesh linjat e JLo-së? Duhet të “sakrifikosh” gjumin dhe jo vetëm!

Jennifer Lopez ka thënë së fundmi se stërvitet çdo ditë që në orën 5 të mëngjesit, jo vetëm për t’u dukur bukur në tapetin e kuq, por edhe për t’u ndjerë mirë me veten.





53-vjeçarja tregoi rutinën e saj  në një intervistë të mërkurën me “UsWeekly”, ku shpjegoi se mbajtja e trupit gjatë gjithë kohës në lëvizje e ndihmon të mbajë edhe të ruajë pozitivitet në aspektin psikologjik.

“Nuk është sekret që stërvitja është pjesë shumë e rëndësishme e jetës sime”, tha Lopez.


“Mendoj se ka një lidhje pozitive mes ushtrimeve dhe shëndetit mendor. Kur arrin të ekuilibrosh vendosmërinë dhe objektivat e qarta, natyrshëm del në pah versioni më i mirë i vetes sonë”.

Lopez tha se ajo është gjatë gjithë kohës në lëvizje, nga ora 5 e mëngjesit deri në darkë, duke mos u dorëzuar as para ndonjë agjende të ngjeshur që ka në ditë të caktuara. “Nuk kam frikë të sfidoj veten, jam e hapur për të shtyrë veten në limite, siç po ndodh tani që po bëj prova për albumin e ri që del këtë verë”.

Përveç vrapit, aktivitetet e tjera sportive që ajo kryen janë kikboks, stërvitje rezistence, dhe ushtrime të tjera për muskujt. “Çfarëdo të ndodhë, ajo vjen në orar në stërvitje dhe e merr shumë seriozisht”, tha trajnerja e saj, Tracy Anderson. “E njeh shumë mirë trupin e vet dhe e di që puna do të japë rezultate”.

Jeni gati të ndiqni hapat e JLo-së?

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo?
Breaking News

“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo?

06/02/2026
Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës
Breaking News

Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës

05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…
Breaking News

Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…

05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?
Breaking News

Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?

05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit
Breaking News

Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit

05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!
Breaking News

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

05/02/2026
Next Post
Melinda njofton fansat: Asnjë koncert gjatë Ramazanit!

Melinda njofton fansat: Asnjë koncert gjatë Ramazanit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera