Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn! 28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të kujdeseni për lëkurën me ingredientët që ka shtëpia

17/10/2018
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Si të kujdeseni për lëkurën me ingredientët që ka shtëpia

Çdo grua dëshiron të ketë lëkurë të pastër, rrëzëlluese dhe plot vitalitet. Shpesh herë kjo kërkon shpenzim, por ju mund të përkëdhelni lëkurën tuaj me disa ingredientë natyralë të cilët mund t’i bëni në kushtet e shtëpisë. Çdo njeri ka specifika lëkure të veçanta, kështu që këta ingredientë duhen përdorur në përputhje me nevojat dhe tipin e lëkurës tuaj. Gjëja më e rëndësishme që duhet të dini përpara aplikimit, është larja fytyrës me ujë të bollshëm, në mënyrë që të mos keni papastërti. Ingredientët dhe benefitet në mënyrë detajuar i zbulon më tej dermatologia, Dr. Migena Gega, në një intervistë për “revistawho.com”.





Kush është tipi i lëkurës tuaj?

Përgjithësisht njerëzit kane katër tipe lëkure:


  • lëkurë normale
  • lëkurë e yndyrshme
  • lëkurë e thatë
  • lëkurë e kombinuar

Procedurat për një lëkurë normale:

Maska me lëng domate ose lëng portokalli dhe gjizë

Benefitet e kësaj maske:

Heqje e qelizave të vdekura dhe rinim i lëkurës

Reduktim i njollave kafe

Parandalim i rrudhave

Ingredientët: lëng domateje ose portokalli, gjizë

Përgatitja dhe përdorimi:

Përzieni lëng domate ose portokalli me 2 lugë gjellë gjizë. Pasi të jetë krijuar një përzierje e njëtrajtshme, masazhojeni lehtë në gjithë fytyrën. Lëreni të pushojë për 10-15 minuta, pastaj shpëlajeni me kujdes me ujë të ftohtë.

Ky është një kombinim shumë i mirë, për të patur një lëkurë të shëndetshme. Gjiza vepron duke larguar qelizat e vdekura nga lëkura juaj, ndërkohë portokallet janë të pasura me vitamine C që i jep lëkurës shkëlqimin natyral. Kjo maskë është e rekomanduar të përdoret 2-3 herë në javë.

Procedura për lëkurë të yndyrshme:

Ingredientët:

3 lugë miell

2 lugë qumësht i ngrohtë

2 lugë ujë trëndafili

2 lugë mjaltë

Përdorimi:

Përzieni ujin e trëndafilit dhe mjaltin në qumështin e ngrohtë. Me ngadalë shtoni miellin duke e përzierë. Lëreni të ftohet përzierjen e përgatitur, pastaj aplikojeni në gjithë fytyrën. Lëreni të thahet për 10-15 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Mielli ndikon në rigjenerimin e lëkurës tuaj dhe pakësimin e yndyrës. Përbërësit e tjerë ndihmojnë në pakësimin e njollave dhe zbardhjen e lëkurës.

Maska me kastravec, qumësht dhe lëng limoni.

Përbërësit:

Qumësht

kastravec

lëng limoni

Përdorimi:

Përzieni 2 lugë qumësht dhe 2 luge lëng kastraveci, si dhe 2 pika lëng limoni. Aplikojeni përzierjen me pambuk në fytyrë. Lëreni të thahet dhe pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Qumështi dhe kastraveci ndihmojnë shumë lëkurën e yndyrshme, duke pakësuar yndyrën si dhe duke zbehur njollat kafe në fytyrë.

Lëkura e thatë:

Maska me aloe vera, lëng trëndafili dhe limon

Përgatitja:

Përzieni 3 pika lëng trëndafili dhe 2 pika limon në xhel aloe vera. Aplikojeni përzierjen në lëkurë për disa minuta. Lëreni atë ta përthithë lëkura juaj, pastaj shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Aloe vera është përbërës shumë i mirë sepse hidraton lëkurën tuaj./revistawho.com

Tags: aloe veradermatologeDoktoreshefytyragjizekastravecKeshillakujdesikushte shtepieLimonMigena Gegaqumesh
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Selena në gjendje të vështirë, Jennifer personi që i qëndron afër

Selena në gjendje të vështirë, Jennifer personi që i qëndron afër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera