• youuinsttaaffccbb
TEST
Jetë, Këshilla

Si të mbrojmë lëkurën nga uji i pishinave dhe ndotja në plazh. Dermatologia jep këshillat që duhet t’i ndjekim të gjithë

Vera…bashkë me të vijnë dhe pushimet, plazhi, pishinat…Pavarësisht nëse jeni një adhurues i të notuarit në det apo frekuentues i rregullt i pishinave, ju keni të drejtën të dini: a janë këto ambjente të pastra?
Ndërkohë që të notuarit është aktivitet fizik shumë i përshtatshëm për të mbajtur një trup të shëndetshëm dhe të këndshëm gjatë muajve të verës, është shumë e nevojshme të merren parasysh rreziqet që vijnë nga uji i pishinave apo ndotjet në det.
Përpara se të zhyteni në ujë, zbuloni se çfarë mund të ketë nën të…
1. MATERIALE FEKALE
Sipas Qendrave të Kontrollit për Sëmundje (CDC), notuesi mesatar kontribuon së paku me 0,14 gr materiale fekale në ujin e pishinës, zakonisht 15 minutat e para që hyn në ujë.
2. BAKTERET-E.COLI
Sipas një studimi nga CDC, rezulton një gjetje e shpeshtë e E.Coli në ujin e pishinave, e cila lidhet ngushtë me materialet fekale të gjendura në ujë.
Për të ulur rrezikun e kontaminimit ,është e këshillueshme të laheni me ujë dhe sapun përpara se të hyni në ujë. Për notarët e vegjël, tregoni kujdes me ndërrimin e pelenave në zonat e ndërrimit të bebave, dhe jo në anë të detit apo pishinës, pasi mënyra e dytë rrit riskun e shperndarjes së mikroorganizmave në ujë.
3. SËMUNDJET E UJIT (RWIs- recreattional water illnesses)
RWIs janë sëmundje të shkaktuara nga mikrobet e marra në organizëm nëpërmjet gëlltitjes së ujit të gjendur në pishina, det, oqean apo liqen.
Sëmundja më e shpeshtë që vjen si pasojë e tyre është diarreja. Të tjera infeksione të kësaj sfere përfshijnë:
• sëmundje të traktit gastrointestinal
• probleme të lëkurës
• probleme me veshët
• prekje të sistemit respirator
• infeksione të syrit
• infektim të plagëve të hapura
• probleme neurologjike
Klori dhe disifektantët e tjerë që përdoren në ujin e pishinave, jo gjithnjë vrasin të gjitha bakteret. Këtu ndikon dhe perzierja e tyre me materialet fekale, e cila redukton ndjeshëm efektin e tyre desinfektues.

4. CRYPTOSPORIDUM (“CRYPTO“)
Cryptosporidium është një parazit i cili shkakton diarrenë. Ai është një parazit me një “guaskë“mbrojtëse, që ka aftësinë të jetojë për gati 10 ditë edhe në ujin e desinfektuar me klor, kështu që dhe në pishinat me mirëmbajtje maksimale ekziston rreziku i infektimit nga ky parazit.
5. GIARDIA
Giardia është një parazit mikroskopik që shkakton diarre. Paraziti gjendet në ujin e kontaminuar, baltë dhe ushqime. Personat infektohen nga ky parazit, duke gëlltitur cistet e Giardias që gjenden në ujin e infektuar. Cistet janë shumë infeksione menjëherë sa largohen nga organizmi bujtës.
Paraziti mund të përhapet në mënyra të ndryshme, por uji është mënyra më e zakonshme e transmetimit.
6. URINA NE PISHINË
Urina ndërvepron në mënyrë negative me klorin e përdorur si desinfektues në pishinë, i cili përdoret me qëllimin të vrasi bakteret e rrezikshme.

DISA RREGULLA HIGJIENE PËR TË QENË TË SIGURT:
• Lajini duart shpesh. Përdorni sapun dhe ujë, të paktën për 20 sec duke i fërkuar mirë duart.
• Mos e gëlltisni ujin e pishinës dhe detit.
• Mbroni të tjerët. Është mirë të mos notoni nëse keni diarre (kjo veçanërisht e domosdoshme për fëmijët që mbajnë pelena). Në qoftë se jeni diagnostikuar me Crypto apo Giarda, mos notoni të paktën 2 javë pasi është ndërprerë diarreja.
• Bëni dush përpara se të laheni.
• Lajini fëmijët. Përpara se të futen në ujë, lajini fëmijët me sapun dhe ujë, veçanërisht të ndenjurat e tyre. Gjithashtu lajini fëmijët sa herë që ata përdorin tualetin, ose kur ndërrojnë pelenat.
• Jini të vëmendshëm ndaj fëmijeve. Mundohuni të shkoni shpesh në tualet me ta, dhe kontrolloni pelenat e tyre herë pas here. Mundohuni që ata të konsumojnë ushqime apo lëngje larg ujit të detit apo pishinës./revistawho.com