Keni probleme me gërhitjen? Atëherë ne propozojmë një “smoothie” natyror plot me antioksidantë dhe ushqyes që pastrojnë zgavrën e hundës dhe sistemin e frymëmarrjes. Është shumë i lehtë për t’u përgatitur dhe do të shërbejë edhe për një gjumë më të mirë.
Përbërësit si limoni, xhenxhefili dhe karota janë plot me ushqyes thelbësore që pastrojnë mushkëritë dhe hundën. Konsumi i tyre i rregullt ndihmon për të gërhitur pak dhe rrit përgjigjen imune për të luftuar viruset dhe bakteret.
Përbërësit:
• Limon i freskët (çerek)
• 1 copë xhenxhefil
• 2 mollë
• 2 karota
• 1 gotë ujë (200 ml)
Përgatitja:
• Lani dhe dezinfektoni të gjithë përbërësit para se të përgatitni lëngun.
• Pritini ato në copa dhe i vini në blender.
• Shtoni një gotë me ujë dhe i përzieni të gjitha për një kohë.
• Pasi të keni një pije homogjene, e pini atë.
Pini një gotë me këtë pije dy orë para gjumit. Nëse aroma është shumë e fortë, ju mund ta ëmbëlsoni me një lugë gjelle mjaltë.