Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të parandaloni diabetin me ujë?

09/02/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Si të parandaloni diabetin me ujë?

Zëvendësoni pijet e ëmbla dhe të gazuara me ujë për të parandaluar krijimin e sindromës metabolike. Sindroma metabolike është përmbledhje e çrregullimeve metabolike siç është niveli i lartë i kolesterolit, tensioni i rritur i gjakut ose grumbullimi i indit yndyror në zonën e barkut.





Çrregullimet metabolike rrisin rrezikun nga krijimi i diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, ndërsa ekipi i ekspertëve amerikanë nga Universiteti i Harvardit thekson se si me konsumimin e sasisë së nevojshme të ujit në mënyrë të konsiderueshme mund të reduktohet krijimi i të gjitha çrregullimeve metabolike.

Rezultatet e hulumtimit vijnë nga përcjellja e rreth 83.000 femrave në periudhën prej 12 vjetësh. Gjatë kohëzgjatjes së hulumtimit, 2700 femra kanë zhvilluar diabet. Udhëheqësi i studimit, dr. Frank Hu ka deklaruar se si “pijet e ëmbla paraqesin rrezik të madh për krijimin e diabetit”. Shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i ujit nuk do të reduktojë rrezikun nga krijimi i diabetit nëse me të konsumohen edhe pijet e ëmbëltuara. Pijet e ëmbla duhen në sasi gjithnjë më të madhe të zëvendësohen me ujë sepse është dëshmuar që konsumimi i përditshëm i pijeve të ëmbëltuara rrit rrezikun nga krijimi i diabetit për 10 për qind.


Shkencëtarët thonë se për disa kjo përqindje mund të duket e parëndësishme. Megjithatë, nëse e merrni parasysh mënyrën e ushqyerjes, e cila më së shpeshti nuk është e rregullt, si edhe shkallën e aktiviteteve trupore, e cila kryesisht nuk është e mjaftueshme, rreziku 10 për qind më i madh nga krijimi i diabetit mund të luajë rol kyç. Dr. Hu ka shtuar se si “sheqeri duhet të konsumohet në sasi të kufizuara, ndërsa më mirë do të ishte po të pinit kafe ose çaj të pa ëmbëlsues”. Nëse në vend të gotës me lëng pini një filxhan me kafe ose çaj pa sheqer, rreziku nga krijimi i diabetit do të reduktohet për 12 deri 17 për qind. Nuk është e domosdoshme që të shmanget sheqeri në tërësi, por duhet që konsumimi të ulet në minimum. Uji është përfundimisht pija më e shëndetshme e cila e hidraton trupin në tërësi. Nëse nuk ju pëlqen shija e ujit, shtoni një copë limon sepse në këtë mënyrë do të përfitoni pije të shëndetshme, natyrale dhe pa sheqer. /noa.al

Tags: diabetparandalim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
“Oscar” organizon drekë për 150 artistët e nominuar. Mes tyre dhe ekipi i filmit Shok. (FOTO)

“Oscar” organizon drekë për 150 artistët e nominuar. Mes tyre dhe ekipi i filmit Shok. (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera