Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Theva një brinjë gjatë skenës intime”, aktorja e “Game of Thrones” flet për prapaskenat e serialit! 17/01/2026
Chiara Ferragni thyen heshtjen pas 2 vitesh: Fedez më braktisi… 17/01/2026
Prit pak, Fjoralba Ponari qënka bërë brune (dhe duket po aq e bukur)?! 16/01/2026
“A do ta takoj ndonjëherë?”/Miri e pyet për të atin, Selin (nuk) habit me përgjigjen! 16/01/2026
“Si nuk përton?”/Blero i përgjigjet komenteve për martesën 16/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të ruani miqësinë pas një lidhjeje të re

20/07/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Si të ruani miqësinë pas një lidhjeje të re

Kur problemet me xhelozinë i përkasin rrethit shoqëror situata bëhet frustante dhe e trishtë, sepse të folurit hapur është i vështirë. Mos ndoshta së fundmi e ndjeni se mikja apo shoqja juaj prej vitesh ka filluar të bëhet xheloze për ju? Ja se si mund të silleni pa e humbur atë, nëse e keni për zemër.





Çfarë fsheh xhelozia?
Xhelozia më së shumti fsheh frikën e humbjes së dikujt që e duam, në këtë rast të një miqësie. Shpesh herë konfliktet e xhelozisë mes dy mikeve lindin kur në mes hyn një person i tretë: një mashkull. Ju mbase më në fund keni takuar njeriun e jetës suaj dhe keni rënë në dashuri. Por shoqja juaj në këtë moment ndihet e dyzuar mes lumturisë për ju dhe frikës se mes jush gjërat nuk do të jenë më si më parë.

Gjeni kohë edhe për shoqen
Kur gjendemi të përfshirë në një histori dashurie, sidomos në fillim, të gjithë kohën ja kushtojmë atij. Ndaj gjeni kohë edhe për shoqen tuaj: një darkë bashkë, hani mëngjesin para se të shkoni në punë ose një kafe pasdite. Këto do të jenë kohë e çmueshme për të biseduar e për të treguar sekrete të vogla emocionuese.


Ndajeni lumturinë
Mos ndoshta ajo është ende beqare? Atëherë organizoni një aperitiv së bashku me të dashurin ose të fejuarin tuaj dhe shoqërinë e tij. Ky mund të jetë një rast ideal që shoqja juaj mund të njoh persona të rinj. Asnjëherë nuk i dihet! Duke e njohur shoqen tuaj të vjetër me çdo kënd të ri në jetën tënde është një mënyrë mjaft e mirë vlerësimi për të. Kështu ajo do të bëhet e pandashme për të gjitha momentet e tua në jetë.

Kur bëheni nënë
Pritja e një fëmije është një aventurë e jashtëzakonshme. Gjithsesi kjo mund të shkaktojë një “thyerje” mes shoqesh, sidomos nëse e juaja po jeton një periudhë krejtësisht të ndryshme. Por cili është sekreti do të pyesnit ju në këtë rast? Shijojeni jetën tuaj padyshim, por mos harroni që të vazhdoni të gjeni kohë edhe për shoqen tuaj për të ndarë momente gëzimi. Ftojeni që të zgjidhni veshjet e bebes, ose karrocën apo gjëra të tjera të nevojshme në rastin e pritjes së një fëmije. Fakti se ajo nuk ka ende fëmijë nuk do të thotë se s’mund të jetojë me ju këtë ndryshim. Përkundrazi ajo mund të jetë një teze e mrekullueshme. Por kështu mund të bëhet vetëm nëse ju vet do ta bëni pjesë të kësaj faze të jetës suaj.

Flisni me të
Pra siç e përmendëm më lartë, përfshijeni shoqen tuaj në momente të ndryshme të jetës. Ndërkohë nëse mes jush filloni të vëreni ndonjë keqkuptim apo hatër mbetje komunikojani menjëherë emocionet tuaja me sinqeritet dhe delikatesë. Bëjani të qartë faktin se keni nevojë për suportin e saj sepse e keni për zemër (nëse e keni sigurisht). Përndryshe, nëse jo, atëherë rrugët tuaj mund të ndahen pa u vënë re.

Tags: Keshillalidhjee remos humbishoqerine
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!
Këshilla

Cila është mosha perfekte për të pasur fëmijë? Ja çfarë thotë shkenca!

05/11/2025
Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Next Post
Ja cila ishte dhurata më e bukur që mori Blero për ditëlindje (FOTO)

Ja cila ishte dhurata më e bukur që mori Blero për ditëlindje (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera