Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin! 24/01/2026
Dështojnë përpjekjet për pajtim, futbollisti i njohur ndahet sërish nga gruaja dhe arsyeja është e njëjtë: Tradhtia! 24/01/2026
“Ndihem e bekuar”, Rita Ora na shkriu zemrat me dedikimin për gjyshen 24/01/2026
Heidi Baci: Pas 10 vitesh e shoh veten në politikë! 23/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time! 23/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të shmangni stresin para martesës? Këshilla të efektshme për një dasmë përrallore

01/05/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Si të shmangni stresin para martesës? Këshilla të efektshme për një dasmë përrallore

Sot në rubrikën tonë të përjavshme do të mundohemi që me disa këshilla të shëndetshme dhe praktike, t’ju lehtësojmë stresin në ditën e dasmës, në mënyrë që atë ditë të jeni edhe më e lumtur dhe më gazmore se zakonisht. Më e mira që mund të bëni gjatë përgatitjes për ditën e martesës suaj, është që të ndryshoni sadopak mënyrën e ushqimit. Gjithsesi këshillat tona nuk do të jenë të tepërta.





E para që duhet të bëni është që nga menyja (apo lista e ushqimeve që i konsumoni) juaj të largoni çokollatat, ëmbëlsirat, biskotat, picat dhe brumërat e ndryshme. Këto ushqime nuk do të ndikojnë në përmirësim të disponimit tuaj, por do të ndikojnë vetëm në shtimin e peshës suaj! Ndërsa, atë ditë ju duhet të dukeni si princeshë. Kështu duhet të ndjekim këtë linjë veprimi: çdo mëngjes do të fillojmë me 5 bajame natyrale të papjekura dhe të pakriposura. Bajamet përmbajnë yndyra esenciale, kalcium, vitaminë B, vitaminë E dhe elemente tjera të rëndësishme të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e lëkurës suaj dhe do t’u japin më shumë energji. Më pas pini një gotë lëng të shtrydhur nga cilido frut sipas zgjedhjes suaj. Rekomandohet ananasi dhe dredhëza apo portokalli dhe kajsia. Pas kësaj filloni të hani fruta ose perime. Pemët duhet të jenë të llojllojshme dhe natyrisht, gjithmonë të freskëta. Nga pemët ju rekomandojë dredhëzat, qershitë, shalqirin, kajsitë, mollët, ananasin dhe rrushin. Diku në mesditë, merrni fara të papjekura të lulediellit dhe kungullit me një lugë mjaltë. Më pas, dreka duhet të jetë njëra nga këto ushqime: peshk, spinaq, bishtaja, bizele, kërpudha apo fasule të shoqëruara gjithmonë me sallata të freskëta dhe të llojllojshme, të cilës mund t’i shtoni vaj ulliri dhe kripë. Perimet të cilat i rekomandojmë për sallata të freskëta janë: karrota, rrepë të kuqe, domate, speca, hudhër, qepë, rrënjë selinoje dhe lakër. Këto perime përmbajnë shumë vitamina, minerale dhe enzima të cilat ndihmojnë katalizimin e organizmit. Hani kur të dëshironi dhe sa të dëshironi, por me rëndësi është që ushqimi të jetë i një lloji. Zakonisht vajzat që përgatiten për ditën e martesës nuk hanë shumë ushqime për shkak të nervozizmit dhe stresit rreth përgatitjeve. Ato e vënë vetën në dieta të improvizuara, por në fakt ata e vënë veten në uri dhe kështu futen më shumë në stres.  Kjo është plotësisht e GABUAR. Në këtë mënyrë, ju vetëm mund të bëni kolaps imunitar dhe disbalans hormonal. Ju duhet që nervozizmin dhe stresin ta luftoni me ushqim të shëndetshëm, pra me pemë, perime, ushqimet e grupit të bishtajave, peshk deti, etj. Edhe diçka tjetër, shumë me rëndësi: gjatë ditës duhet të pini së paku 2 litra lëngje dhe atë ujë dhe lëngje të shtrydhura. Mund të pini edhe nga 0.5 l kos. Ato do të ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë së lëkurës suaj dhe duke mos lejuar të dehidroni, do të ndikojë ne disponimin tuaj të përgjithshëm. Këto këshilla do të ndikojë që të mos keni stres dhe të keni një disponim më të mirë dhe të jeni më të qeshura. Në këtë mënyrë do të jeni të gatshme për momentin më të rëndësishëm dhe më të bukur të jetës suaj. Do të dukeni dhe ndiheni si princeshat e përrallave më të bukura.

Çfarë duhet të konsumoni dhe pse?


* Dredhëza, sepse në vete përmbajnë acid folik, vitaminë C, kalium, magnez. Këto do të ndikojnë të keni imunitet dhe metabolizëm më të mirë, tretje të mirë, forcim të flokëve, thonjve, lëkurës, ndikojnë si diuretik, përmirësojnë vlerat e gjakut, forcojnë libidon tuaj.

* Shalqiri, pasi përmban karoten, që në metabolizëm transformohet në vitaminë A. Përmban vitaminën B6, vitaminën B3, acid folik, hekur dhe sasi të mëdha të vitaminës C. Kjo do të ndikojë të jeni të freskët; ndikon në forcimin e thonjve, flokëve, lëkurës, disponimin, dhe, në forcimin e sistemit të imunitetit.

* Selinoja, për shkak të përbërësve të saj që bën mrekullira. Në vete përmban vajra eterikë që e bëjnë të ketë shije dhe erë specifike. Është e pasur me vitamina B-komplex dhe atë: B12, B2 dhe B6. Ndikon pozitivisht në punën e zorrëve, flokë të shëndoshë, lëkurë, sy dhe mëlçi. Pastron organizmin, forcon trurin, sistemin nervor, jep energji, mbron nga viruset dhe ka efekt antibakterial. Mbron nga diarreja dhe ftohjet.

* Kungulli, në vete përmban bakër, hekur, magnez dhe beta-karoten. Kungulli pastron helmet nga zorrët dhe zvogëlon kapsllëkun, zvogëlon nivelin e yndyrës në gjak, forcon imunitetin, lidhet në trup me vitaminën A dhe forcon sistemin imunitar.

Tags: Dasma
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…
Jetë

Studim: 78% e grave nuk do të lidheshin kurrë me një burrë që…

09/11/2025
Next Post
Moti, ja si do të jenë temperaturat

Moti, ja si do të jenë temperaturat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera