Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Si të thuash më shpesh “JO”

30/08/2016
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 3 mins read
A A
Si të thuash më shpesh “JO”

Shumë njerëz e kanë të vështirë të thonë JO, në punë, kolegëve për arsye të ndryshme apo edhe miqve shpeshherë. Në shumë aspekte të jetës, shumë njerëz sakrifikojnë nga koha e tyre e ҫmuar apo heqin dorë nga rutina vetëm se e kanë të vështirë të thonë JO. Por me kalimin e viteve, të gjithë fillojmë të kuptojmë sa e ҫmuar është koha jonë dhe për të përfituar më shumë nga ajo, duhet të fillojmë të ndryshojmë. Në të 20-at e hershme, thuajse të gjithë e kanë moto PO-në, miqve, shkollës, familjes dhe pa dyshim, edhe ‘detyrimeve’ sociale (dalim të martën para provimit? Pse jo?). Të thuash PO përpara ҫdo mundësie nuk është asgjë më shumë veҫse një tregues se sa shumë e djegim kohën kohën tonë ҫdo ditë. Në librin e tij, Warren Buffett ka një shprehje mjaft të gjetur: “Ndryshimi mes njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të suksesshëm është se njerëzit shumë të suksesshëm thonë JO pothuajse në gjithҫka.” Kështu, nëse vërtet do të ndryshosh dhe të mësosh të thuash më shpesh JO në jetë, ndiq hapat e mëposhtëm:





Ҫmoje vlerën e kohës sate

Koha është flori, e dashur. E ke dëgjuar këtë nga më të vjetrit, me breza të tërë, po ҫfarë do të thotë? Do të thotë që orët e ditës kanë një limit dhe shumë prej tyre mund t’i kesh shpenzuar me aktivitete nga të cilat nuk ke përfituar asgjë. Më shumë mund të të vlente të aktivizoheshe si vullnetare në një qendër bamirësie se sa shpenzon kohë pa vlerë në kafe apo ҫdo orë tjetër të ditës. Duhet të bësh ҫdo ditë një kontroll për ҫdo aktivitet në të cilin do të marrësh pjesë, që pas punës, të kesh vërtet kohë të ҫmuar për veten. Ҫdo orë e ditës, mbi të gjitha, duhet të të mbushë shpirtin. Po ashtu, është e rëndësishme të kalkulosh orët gjatë të cilave i ke të detyruara t’i kalosh në punë. Nëse punon për shumë orë dhe paguhesh pak, atëherë është koha të mendosh për diҫka tjetër.


Mbaji larg armiqtë

Me kalimin e viteve, mëson se koha me njerëz të mirë është e pazëvendësueshme. Miqtë e vërtetë, ata që të ndihmojnë të lëvizësh, të japin makinën deri në aeroport apo thjeshtë të bëjnë të qeshësh me zë të lartë, janë ata për të cilët koha vlen gjithmonë. Ata janë pas telefonit sa herë ke nevojë, nuk të kthejnë shpinën dhe nuk të lënë asnjëherë në baltë, ata i pëlqejnë të gjitha fotot në Instagram, të përgatitin supën sa herë je sëmurë apo janë gjithmonë aty sado larg të ndodheni. Ata nuk bëjnë supriza të mëdha, as nuk blejnë dhurata të shtrenjta, por me kalimin e viteve të tregojnë se të duan dhe të ҫmojnë më shumë se ҫdo dhuratë tjetër. Nga ana tjetër, janë edhe ata që të ftojnë për kafe, në party apo në shoqëri, kur mbeten vetëm. Atyre thjeshtë thuaju JO. Po e bën këtë për shumë arsye (koha sociale është po aq e ҫmuar sa ҫdo lloj kohe tjetër. Hiq dorë nga miqtë e shtirur dhe mendo më shumë për veten. Besoje – nuk do t’ua ndiesh aspak mungesën.

Mos jep justifikime

Nuk është nevoja të justifikohesh sa herë të thuash JO. Në fakt, justifikimet janë një shenjë dobësie, sepse personi më pas mund të argumentojë rreth “arsyeve” të tua për të mos marrë pjesë diku (apo nuk ka të drejtë? Kush nuk e bën? Të gjithë!). Ji i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë me njerëzit – thjeshtë thuaj JO dhe lëri të mendojnë ҫ’të duan. Nuk kanë asgjë për të argumentuar.

Tags: NJEREZ TE SUKSESSHEMTHUAJ JO
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Dedikimi i djalit të Michael Jackson për përvjetorin e ditëlindjes së të atit

Dedikimi i djalit të Michael Jackson për përvjetorin e ditëlindjes së të atit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera