Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh kur një “mik” nuk është vërtet në anën tuaj. Ka nga ata që duket sikur janë aty për ty, por në të vërtetë, veprimet dhe fjalët e tyre të tregojnë të kundërtën.
Ja si të zbulosh nëse ke të bësh me një “frenemy” – pra një armik që hiqet si mik:
1. Përqesh arritjet e tua me batuta të vogla – Nëse gjatë bisedës e vëren që shpesh i përgjigjet arritjeve të tua me komente ironike si “Sa të rëndësishme e paske…! apo “Ti gjithmonë bën më shumë se ç’duhet,” është një shenjë që nuk po të mbështet sinqerisht.
2. Kthen gjithçka tek vetja – Një “frenemy” shpesh e përdor çdo mundësi për ta kthyer bisedën rreth vetes. Për shembull, nëse flet për diçka që të shqetëson dhe ata të ndërpresin për të folur për problemet e tyre, kjo tregon mungesë empatie dhe dëshire për të të dëgjuar.
3. Përdor dobësitë e tua si shaka në publik – Nëse vëren që ata përmendin dobësitë ose gjërat e ndjeshme për ty, sidomos para të tjerëve, me justifikimin e “shakave të pafajshme,” kjo është një mënyrë për të të ulur në sytë e të tjerëve dhe për të ruajtur epërsinë e tyre.
Një “frenemi” shpesh del në dritë përmes komenteve të vogla dhe të përsëritura që të bëjnë të ndihesh më pak i/e vlerësuar. Nëse i sheh këto shenja, mendo se si do të veprosh me këtë person në të ardhmen për të ruajtur paqen dhe mirëqenien shpirtërore tënde.