Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka ndarë herë pas here foto të ndryshme nga koha kur ka qenë pjesë e trupës së humorit të programit “Portokalli”.
Së fundmi ai ka ndarë një tjetër moment krah mikut të tij, Gentian Zenelaj, duke shkruar: “Arjani nruje, Arjani”.
Pas pëlqimeve të fansave nuk kanë munguar dhe komentet e ndryshme, midis të cilave ka dalluar ai i aktorit Ervin Bejleri.
“Kohët e arta”, ka shkruar Bejleri shoqëruar me disa emoji të qeshurash.
“E vërtetë, sidomos për atë spektakël”, ka vazhduar Juli, duke treguar kështu hapur mendimin se “Portokalli” ka pasur një periudhë suksesi më të madh, kur ai dhe kolegët e tij kanë qenë pjesë e tij.
Me siguri Juli ndjen shumë nostalgji për fillimet e karrierës së tij, pasi herë pas herë kthehet pas në kohë duke ndarë momente të ndryshme nga ajo periudhë./revistawho.com








