Nuk i ka thënë as bëhu i mbarë, as i suksesshëm, as më i miri nga shokët Sidrit Bejleri djalit të tij Amad. Ka zgjedhur nje tjeter urim, me gjithe urtesine e jetës brenda për të shoqërur fotografinë e tyre të përqafuar: “Biri im, mos u bëj shumë i idhtë se të pështyjnë, e as shumë i ëmbël, se të hanë”.
Sidrit Bejleri përveçse i dashur në publik për zërin e tij apo edhe karizmen shkodrane, ka fituar zemrat e të gjithëve edhe për përkushtimin për familjen. Baba i tre fëmijëve, ai ndan shpesh momente familjare që tregojnë qe kjo pjesë është më e rëndësishmja në jetën e tij./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/CHI-ywcnYnk/?igshid=1jdtj5pjb39uj








