Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sikur të ishte djalë… I ati rrëfen historinë para se Besa Kokëdhima të vinte në jetë

16/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sikur të ishte djalë… I ati rrëfen historinë para se Besa Kokëdhima të vinte në jetë

Të jesh prind i tri vajzave, ashtu siҫ është një lumturi e pakrahasueshme, është edhe një sfidë e madhe për ҫdo kohë. Bekimin që Zoti ua ka dhënë trefish, ҫifti i njohur Koҫo dhe Brixhida Kokëdhima e kanë gëzuar bashkë me 35 vitet e martesës së tyre. Të ftuar sot në “Rudina” për të rrëfyer më shumë për vitet e gjata bashkë, sekretin që i mban gjithmonë të lidhur, Koҫo dhe Brixhida kanë prekur edhe disa detaje sa u përket tri bijave të suksesshme, të cilat ҫdo ditë e më shumë i bëjnë të lumtur e krenarë: Besa, Bora dhe Era janë bekimi i tyre më i madh. Sot, kur të tria kanë fituar pavarësi dhe investojnë në profesionet e tyre, për Koҫon dhe Brixhidën janë një ndihmë më shumë, një mbështetje më e madhe shpirtërore, e cila nuk mund të krahasohet me asgjë tjetër në botë. Por në fillim nuk ka qenë kështu. Të paktën jo për Besën, vajzën e madhe të ҫiftit Kokëdhima. I pyetur si është të jesh baba i tri vajzave, Koҫo Kokëdhima, i ndier në “faj”, tregon se ndjesinë dhe egon mashkullore shqiptare për të pasur një djalë e ka përjetuar edhe ai para se në jetë të vinte fëmija i parë: “Më duhet ta pranoj se, fillimisht, kur ne prisnim Besën, unë isha pak i ndikuar nga mjedisi, nga kultura jonë. Do më pëlqente të ishte një djalë… por pasi lindi Besa, fëmijërinë e saj e kemi përjetuar shumë lumturisht të dy” – tregon Koҫo Kokëdhima duke kujtuar me nostalgji fëmijërinë e vajzës së parë. Dhe kur pas saj, ata do të bekoheshin sërish me një vajzë, babai këtë herë do të lumturohej dyfish e më vonë, trefish, edhe me lindjen e Borës: “Kur lindi Bora, unë nuk e kisha më problem këtë gjë, sepse kam qenë i plotësuar në familjen time. As me ardhjen në jetë të Erës nuk e kisha më problem pasjen e një djali… Jam i lumtur.” Besa, si vajza e madhe e shtëpisë, ka lidhje unike me të atin. Këtë e thotë edhe në një mesazh që i dedikon atij: “Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me tim atë. Ai ka ditur të jetë një person që më ka lënë të lirë të bëj atë që dua, ka qenë një mentor shumë i mirë që më bën të ndihem e sigurt…”.





Burimi: Class


Tags: Besa Kokedhimakoco kokedhima
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
FOTO/ Ky është fruti që i bën meshkujt të papërmbajtshëm në seks

FOTO/ Ky është fruti që i bën meshkujt të papërmbajtshëm në seks








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera