‘Despacito’, kënga e cila theu çdo rekord, ka bërë që njëri prej këngëtarëve të shënojë dhe një arritje tjetër. Përpos koncerteve të shumta, shumave marramendëse që ka fituar, Luis Fonsi, është shpallur ambasador i turizmit në Puerto Rico, qyteti që përmend në këngë.
‘Vitin që vjen do të ndërmarr fushata të fuqishme për të bërë të njohura në të gjithë botën vendet e mrekullueshme të Puerto Rico-s. Të jem ambasador i vendit ku kam lindur më mbush me krenari të jashtëzakonshme,’ – ka thënë Luis Fonsi në një intervistë për mediat lokale.