E ftuar në emisionin Prive, Silva ka folur rreth projekteve të saj muzikore, por edhe nëse dëshiron ta zgjerojë familjen e saj. E pyetur nga gazetarja nëse dëshiron të bekohet me një tjetër fëmijë këngëtarja u përgjigj se çdo gjë është në dorë të Zotit, por e ka menduar të ketë edhe një fëmijë tjetër. “Kurrë nuk them kurrë. Sepse gjithçka e di Zoti. Nuk e dimë ne, ashtu si edhe në projekte, ashtu edhe në ardhjen e një fëmije. Po, do të ketë një fëmijë, por tani për tani jo se mjaftohemi me Dalvin”, -u shpreh Silva./revistawho.com