Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Silva Gunbardhi flet pas operacionit në sy: Unë e di sa kam vuajtur 10 vjet

04/02/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Silva Gunbardhi flet pas operacionit në sy: Unë e di sa kam vuajtur 10 vjet

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Silva Gunbardhi, lajmëroi para pak ditësh në Instagram se do t’i nënshtrohet një operacioni në sy. Ajo shkruante se mjeku i ka dhënë një shpresë se ajo mund të shikojë normalisht. Nuk dihej më parë që Silva ka pasur probleme me sytë.





“Jam mësuar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim”, shkruante këngëtarja. Në statusin më poshtë, Silva çuditi fansat e saj duke rrë- fyer dhe më shumë nga gjendja e saj ekonomike, edhe pse flitet se fiton shumë para nga koncertet.

maxresdefault


Ja çfarë thotë Silva më tej: “Ndodh që figurat publike të shikohen si perfeksion, por askush nuk është perfekt! Të gjithë kemi të meta, probleme! Jam mësuar të më bëhet llogaria se sa fitoj, pa i shkuar kujt në mend se sado që të fitojë një nënë me fëmijë të vogël, asnjëherë nuk mjafton! Për të vazhduar me probleme të tjera që kanë të bëjnë me shikimin tim. Pres me ankth ditën e nesërme, ku jam e detyruar t’i nënshtrohem një operacioni në sy! Doktor Kastriot Boriçi më dha një shpresë, që unë mund të shikoj më në fund si njerëzit normalë. Nëse keni kohë, lutjuni Zotit për mua!”, shkruante ajo.

Operacioni shkoi me sukses dhe e pyetur nga gazeta “Panorama” pas ndërhyrjes, Silva rrë- feu se ky kishte qenë një problem i vërtetë, që kishte pasur në jetën e saj. “Gjithë kohës me lente në sy. E keni parasysh ndjesinë e vazhdueshme kur të hyn diçka në sy dhe vuan gjithë ditën? Unë kisha mbi 10 vjet me këtë ndjesi”, tha ajo. Ndërkohë ajo ndau me ne dhe një surprizë që i kishte bërë doktori, pas ndërhyrjes. “E dini çfarë më ndodhi? Pagesën e operacionit e kisha bërë me bankë. Por kur shkova pas operacionit për vizitë, doktori më tha: “Silva ke dy opsione, ose të t’i kthejmë mbrapsht paratë, ose zgjidh dikë që ka nevojë për ndihmë e ta ndihmosh me këtë shumë. Unë zgjodha të ndihmoj një fëmijë të vogël sa djali im”.

Pyetjes se sa kishte kushtuar ndërhyrja, ajo iu përgjigj: “Eh, ç’pyet, duhet të punoja shumë për t’i hequr ato para mënjanë!”. Sa i takon jetës private, Silva ka krijuar një familje të bukur me këngëtarin Dafi Derti, dashuri nga e cila erdhi në jetë Dalvi, djali i tyre që bën dy vjeç këtë verë. Historia e tyre lindi gjatë xhirimeve të klipit hit “Të ka lali shpirt”./ Panorama

Tags: silva gunbardhi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
BIG BROTHER/ Ish e dashura në krahët e një tjetri, Veseli ka një urim për çiftin Tea dhe Kristi

BIG BROTHER/ Ish e dashura në krahët e një tjetri, Veseli ka një urim për çiftin Tea dhe Kristi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera