Këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku, Silva Gunbardhi ishte e ftuar tek “Rudina” për të promovuar këngën e re, por ndër të tjera u ndal dhe tek jeta private duke na zbuluar një anë tjetër të saj. Silva rrëfeu se nuk bëhet xheloze pasi partneri i saj asnjëherë nuk i ka dhënë shkak , por shtoi me të qeshur se sensorët i mban ndezur edhe kur fle.
Rudina Magjistari: Kur ti je ndier vërtet xheloze me Dafin? Ka pasur ndonjë situatë?
Silva Gunbardhi: Unë kam 9 vjet me Dafin, sinqerisht jam shumë e qetë.
Rudina Magjistari: Ndoshta dhe që s’e ke thënë. E ke ndier në ndonjë moment dhe do ia thoje tani, e mban mend atëherë?
Silva Gunbardhi: Unë çfarë kam e them. Njerëzit që kam afër e dinë që unë gjithmonë e shpreh. Nuk jam ndier, sinqerisht nuk jam ndier në siklet ndonjëherë. Më respekton shumë dhe tregon shumë kujdes. Ndoshta është kujdes vërtet, por sa i përket radarit tim nuk kam parë ndonjë gjë të sikletshme.
Rudina Magjistari: Pra radari kontrollon gjithçka?
Silva Gunbardhi: Radari rreth e rrotull…
Rudina Magjistari: Është në gjendje punë 24 në 24?
Silva Gunbardhi: I kam sensorët të gjitha të ndezura edhe kur fle gjumë.








