Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sinan Hoxha: Andrra ime e qan tavën e kosit 

15/01/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sinan Hoxha: Andrra ime e qan tavën e kosit 

Sinan Hoxha ka rrëfyer sot për portalin shije.al preferencat e tij dhe të partneres në tryezë.





“Sigurisht që Andrra gatuan shumë mirë!” – shprehet Sinani. Duke qenë se ajo ka jetuar në Gjermani, pjesa më e madhe janë gatime gjermane, që unë ende s`ua kam mësuar emrin.” – shton duke qeshur ai.

“Gatimi, pas të cilit unë lëpij gishtat dhe Andrra e bën shumë mirë, është tava e kosit me mish qengji”- vijon rrëfimin e tij për shije.al Sinani.


Por, le t`i kthehemi regjimit ushqimor të këngëtarit dhe të zbulojmë se çfarë ha ai gjatë një ditë.

Mëngjesi i tij konsumohet sapo hap sytë. Në menu ka një omëletë dhe një gotë qumësht me mjaltë dhe bukë të thekur.

“Në drekë ha supë perimesh, një biftek në skarë të shoqëruar me sallatë fshati dhe një tiramisu. Meqë jemi te ëmbëlsirat, kadaifin s`dua ta shoh me sy!” – thotë ai. Në darkë Sinani ha një fileto pule me pak oriz dhe fruta.  Me lëngjet e gazuara ai s`i ka punët mirë, nuk i do fare, madje as pijet alkoolike. Të tria vaktet i shoqëron me ujë ose me ndonjë gotë verë. Edhe pse Sinani e di shumë mirë që hekuri është shumë i rëndësishëm për metabolizmin e trupit të njeriut, kjo nuk e ka bindur aspak atë të konsumojë spinaqin apo çdo lloj gatimi, ku ky përbërës është pjesë e tij.

“Frutat që nuk preferoj janë portokalli dhe kivi. E di që sërish gaboj në shijet e mia, por kështu jam unë” – shprehet ai. Tani që Andrra është shtatzënë ai thotë se ha më shumë e madje duket sikur nepsin e ka ai dhe jo Andrra.

Sinan Hoxha dhe bashkëshortja e tij janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, gjinia e së cilës ende nuk dihet. Ai renditet ndër këngëtarët më të kërkuar shqiptarë në Diasporë. (shije.al)

Tags: Andrra DestaniSinan Hoxha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Leo DiCaprio: Mos planifikoni martesa

Leo DiCaprio: Mos planifikoni martesa








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera