Sinan Hoxha dhe Andrra Destani janë një nga çiftet më të dashur të showbizit. Prindër të një djali 2 vjeç, ata gjithmonë kanë treguar harmoninë dhe lumturinë që përjetojnë në familjen e tyre të vogël. Shpesh Sinani dhe Andrra arratisen së bashku, në kërkim të disa ditëve qetësi për veten, sigurisht në destinacione magjepsëse.
Këtë herë udhëtimi i tyre është si familje. Ansi i vogël është shoqëruesi më i mirë i prindërve dhe këtë e vërteton fare thjesht. Aktualisht në Gjermani, Andrra ndan me të gjithë një video me të birin duke shijuar kohën së bashku./revistawho.com