Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sinan Hoxha rrëfën në lot fëmijërinë e tij, mbush me dhuratat familjen e varfër

21/04/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Sinan Hoxha rrëfën në lot fëmijërinë e tij, mbush me dhuratat familjen e varfër

Sinan Hoxha, këngëtari i dashur për publikun ishte i ftuari surprizë në programin “Dua të të bëj të lumtur” për familjen e Zenunit dhe Bukuries. Gjithmonë nëpër daljet e tij publike, Sinani na ka treguar se është një njeri i thjeshtë dhe me zemër të madhe. Edhe sonte ai na provoi se është ndër të paktët artistë që publiku e do edhe e vlerëson.
Arbana Osmani e kishte ftuar në program sepse historia e fëmijëve të kësaj familjeje ngjasonte me historinë e tij, por edhe për faktin se ai ishte i preferuari i të anëtarëve. Sinani rrëfeu se edhe ai ishte përballur me varfërinë në një moshë shumë të vogël dhe se më mire se ai nuk mund t’i kuptonte askush.
Madje kur tregoi që familja e tij kishte pasur vetëm dy jorgan dhe dy pjata nuk arriti t’i përmbante lotët.
“Kemi qenë një familje shumë e varfër, por Zoti është i madh dhe nuk harron. Mirëpo përveç Zotit ka dhe njerëz tepër të mirë të cilët na kanë ndihmuar. Edhe ty nuk do të të lëmë vetëm”, – ishin fjalët me të cilat iu drejtua Sinani-Amardës.
Për t’i ardhur sadopak në ndihmë familjes ai i dhuroi një lavatriçe dhe një shumë të konsiderueshme parash. Dhurata tjetër e Sinanit ishte për vajzat e familjes që kur të martoheshin fustanin e nusërisë do ta kishin dhuratë prej biznesit të bashkëshortes së tij, “Andrra Couture”, e cila sot ka ditëlindjen.
Sinani është shembulli më i mirë për fëmijët e kësaj familjeje, por edhe të shumë familjeve të tjera që përditë përballen me skamjen dhe varfërinë. Ai na ka treguar se mjafton që të luftosh për ëndrrën tënde dhe një ditë suksesi do të vijë tek ti.
Në fund Sinan Hoxha tha që: “Qëllimi i një artisti është që të bëjë publikun për vete. Ne artistët duhet gjithmonë të jemi me këmbë në tokë, ne jetojmë në Shqipëri dhe duhet të bëjmë muzikë për shqiptarët.”






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
Almeda Abazi tregon arsyen që e bëri të binte në dashuri me Tolgahan

Almeda Abazi tregon arsyen që e bëri të binte në dashuri me Tolgahan








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera