Sinan Hoxha kaloi fundjavën në Zvicër ku ishte i pranishëm në një nga klubet e Gjenevës, por udhëtimi nuk i ka shkuar mbarë. Menaxheri i Sinanit, Avni Selimi tregon se atij iu vodh valixhja në aeroport dhe për ta gjetur ka ndërhyrë edhe policia e Gjenevës, së cilës iu deshën 24 orë për ta kthyer atë. Në valixhe këngëtari veç veshjes për skenë kishte edhe pasaportën dhe çelësat e veturës.