Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Thonë që të ndjek…” Ja si u përgjigj Monika Kryemadhi për Ilir Metën 05/01/2026
Mungesa e higjienës në shtëpinë e BBV, ulet çmimi i madh!  05/01/2026
Pas afrimitetit me Selinën, Miri flet papritur për bashkëshorten: Ajo ka qejf… 05/01/2026
Pse u keqkuptua komenti i Luizit? Kiara reagon ndaj zhurmës online: “Nuk kam nevojë për…” 05/01/2026
Alba rrëzohet për herë të tretë brenda shtëpisë së BBVK! 05/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Sindroma Kosovare – Nga Flavio Qarri

12/08/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Sindroma Kosovare – Nga Flavio Qarri

Hip Hop-i shqiptar kryesisht është nga përtej kufirit të Morinës. Nëse sot do të dëgjosh hip hop, apo rap, apo qoftë edhe dance shqip është 99% e sigurtë se teksti është në dialekt kosovar që në vetvete është një variacion fonetik i gegërishtes. Unë nuk kam ndonjë bezdi akustike, përkundrazi e shoh shumë të natyrshëm rap-in kosovar për shkak të timbrit e shumë elementëve të tjerë. Por më ndodh një si krizë epileptike kur dëgjoj ndonjë këngëtar nga Lushnja, Fieri apo Kombinati të rimojë me fjalë kosovare apo dialekt kosovar. Aq më shëmtuar duket kur bëhet fjalë për femrat e skenës sonë muzikore. Samanta, Xhensila apo deri te Besa Kokëdhima kanë rënë në grackën e dialektit fallco. Ashtu si flokët, ashtu si klikimet, ashtu si muzika, ashtu edhe teksti që interpretojnë tashmë është fallco. Fundja nëse gjen guximin të dalësh me gjoks silikoni, kujt po i bëhet vonë që ti nuk je nga Ferizaj, por nga Fieri. Në rastin e Italisë ku dialekti i Napolit ka ndikim të madh në kulturën dhe skenën kombëtare, askujt jo nga ai qytet, nuk do i shkonte mendja të këndonte si napoletan. Personalisht vazhdoj të vlerësoj ende personazhe si 2die4 apo Rudi, megjithëse rudimentarë, por të paktën të sinqertë në punën dhe karrierën e tyre. Pasi mezi i mbijetuam kompleksit me fjalët anglisht dhe shqiptim vlonjat, tani kemi ngecur te kullerët me zor. Të dashur, mund edhe ta bëni buzën si Dafina Zeqiri, por ajo gojë nuk operohet bashkë me shqiptimin. Nëse jot ëmë është nga Pishkashi, më beso, ashtu do flasësh. Me siguri fajin e pati Elvana Gjata. E para që eksperimentoi me dialektin, por në rastet që pasuan ndodhi ajo çka rëndom bën vaki në anët tona. U harrua sensi i masës dhe të gjithë ata që kishin një mikrofon në dorë morën kot. Dhe është normale që performuesi më i mirë nëpër festivale të dalë Dren Abazi apo të tjerë kosovarë. Sepse kur kemi kaq afër origjinalët, pse duhet të na e fusin kopjet?!





Sqarim: Gjithçka shkruhet më sipër, është qëndrim personal i gazetarit Flavio Qarri.


Tags: Flavio Qarri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Këto ushqime nuk duhen konsumuar në mëngjes

Këto ushqime nuk duhen konsumuar në mëngjes








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera