Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri! 08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit 08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK 08/01/2026
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit 08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global! 08/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Sinnead O Conor trondit Facebook-un: Do vras veten, më kanë lënë vetëm

30/11/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Sinnead O Conor trondit Facebook-un: Do vras veten, më kanë lënë vetëm

Këngëtarja irlandeze, Sinnead O’Connor ka alarmuar fansat e saj, pasi ka paralajmëruar vetëvrasjen në faqen e saj në “Facebook”. Këngëtarja shkruan se ka marrë një mbidozë, pasi ndihet e padukshme dhe nuk vlen për asnjeri. Sinnead O’ Connor, e njohur për këngën ‘Nothing Compares to you’, ka pasur shpesh shqetësime mendore, pasi vuan nga depresioni bipolar. Në qershor ajo iu nënshtrua një operacioni për heqjen e vezoreve, pas një tumori, dhe ishte nën mbikëqyrje për të mos kryer vetëvrasje, transmeton “Balkanweb”. “Ajo që më kanë bërë gjatë kësaj jave ka qenë tmerrësisht mizore. Im shoq, familja ime, Nga Saint Pats dhe An Gardai Siochana, nga im bir, Jake dhe Donal Lunny dhe Angela Singleton, nga e dashura e tim biri, nga miqtë e tij…Pas gjithë asaj çfarë kam kaluar dhe pasi e kam kaluar krejt e vetme…dhe që jam detyruar të kaloj që prej operacionit që bëra në 26 gusht…’ Kjo javë më ka dërrmuar. Largimi i fëmijëve të mi nga baballarët e tyre, pa asnjë arsye, që kur kam bërë atë operacion…është një skenë e tmerrshme tradhtie. Dy netët e fundit kanë qenë një shkatërrim. Kam marrë një mbidozë. Nuk gjej mënyrë tjetër që ata të më respektojnë. Nuk jam në shtëpi, jam në një hotel diku në Irlandë, me një emër tjetër. Nëse nuk do të isha duke e postuar këtë, asnjë nga familja apo fëmijët e mi nuk do t’a merrnin vesh. Do të kisha vdekur pa u shqetësuar asnjëri të më jepte pak nga koha e vet. Mund të kisha vdekur prej kohësh dhe askush nuk do kishte marrë vesh gjë. Sepse, mesa duket, jam një mbeturinë që meriton të braktiset dhe të trajtohet si m*t pasi kam hequr vezoret dhe fëmija im është shumë sëmurë. Jam një njeri i kalbur, një nënë e tmerrshme, ndaj edhe më keni lënë vetëm. Vetëm, duke qarë e duke u çjerrë me javë të tëra. Dhe të gjithë më kanë thënë ‘Ik p*rdhu’. Jam e padukshme. Nuk vlej një lek për asnjeri. Askush nuk më ka qëndruar pranë. Kam vdekur me miliona herë, me gjithë këtë dhimbje që kam përjetuar. Kështu, pra…Të huajve u pëlqej…Por familjes sime as që u interesoj. Nuk do t’a kishin marrë vesh po të kisha vdekur nëse nuk do t’ua bëja me dije tani..’ Bravo ju qoftë. Më hoqët qafe. Të më falni që kupa nuk u mbush që më parë. Jam një idiote. Kur menduat të më merrnit fëmijët e mi, e kishit planifikuar edhe se unë do të çmendesha nga kjo? Se do të ishte pika e fundit që do të derdhte kupën? Kur të tregoni se përse vdiqa, bëni mirë të thoni të vërtetën. Barry! Ata nuk do ta thonë kurrë të vërtetën. Ti je i vetmi që më njeh mua dhe e di. Të lutem më mbështet, bëje për mua. Nuk mund të luaj ping­pong. Fëmijëve të mi as që u plas nëse unë vdes apo jo. As baballarëve të tyre. Të gjithë janë më mirë pa mua. Kurrë, kurrë mos ia bëni një gruaje këtë! Le të bëhet një mësim për ju. Mbijetova kur John Waters e bëri…por nuk mund të mbijetoj edhe pasi e bëri Jake”­ ka shkruar këngëtarja, e cila është shpëtuar nga policia, dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore.






Tags: depresionKengetaresinnead o conorvetevrasja. lajmerimi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!
Breaking News

Nga shkrirja e fillera-ve te natyralja, Xheneta surprizon me look-un e ri!

08/01/2026
Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit
Breaking News

Kush e priste? Roberti dhe Nora kapen bashkë në një udhëtim për herë të parë pas divorcit

08/01/2026
Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK
Breaking News

Fjolla Morina bën reagimin e pazakontë pas daljes nga BBVK

08/01/2026
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit
Breaking News

“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit

08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!
Breaking News

Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global!

08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen
Breaking News

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen

07/01/2026
Next Post
Tjetër sukses i Adele, të gjithë çmenden për truprojën e saj

Tjetër sukses i Adele, të gjithë çmenden për truprojën e saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera