Shumë shpejt Bebe Rexha nis një tur koncertesh në Australi. Por para tyre do të shkojë në kontinentin e largët për ca ditë pushimi. Por përveç pushimeve, Bebe tha se ka një arsye të veçantë pse e adhurin Australinë. E gjeni dot? Është pikërisht kafeja. Ajo thotë se Australi bëjnë kafenë më të mirë në botë.
“Unë ndoshta do të vij pak më herët në Australi, vetëm për t’u ambientuar, për të marrë kafenë time, sepse e dua kafenë në Australi. E kam provuar kafenë në Itali, Greqi dhe Kolumbi dhe kudo dhe kafeja më e mirë është në Australi”, tha ajo në një intervistë së fundmi. Epo gjak shqiptari pra !








