• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Sipas shkencës, vetëm njerëzit e këtyre dy moshave janë të lumtur

Të gjithë kemi momente të ndryshme lumturie gjatë jetës, të cilat i rikujtojmë herë pas here. Shkencëtarët kanë zbuluar se ka dy pika kulmore kur njerëzit janë më të lumturit. Për të realizuar këtë eksperiment ‘Qendra e Performancës Ekonomike’ në shkollën e ‘Ekonomisë dhe Skencave Politike’ në Londër ka marrë në pyetje 23.000 pjesëmarrës nga Gjermania, nga mosha 17-85 vjeç. Vullnetarët u pyetën të vlerësonin shkallën e tyre të lumturisë dhe të parashikonin sa të lumtur do të ishin ata pas 5 vitesh. Pasi kaluan 5 vite të njëjtët pjesëmarrës u pyetën sërish, që të shikohej nëse ata kishin arritur ta bënin parashikimin saktë. Sipas kësaj, shkencëtarët dolën në rezultatin se njerëzit që janë mes të 20-ave dhe në fund të të 60-ave, janë të mbushur me lumturi. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Kur jeni në të 20-tat në jetën tuaj keni shumë mundësi dhe jeni optimistë për të ardhmen. Nuk keni shumë përgjegjësi mbi shpatulla, mund të udhëtoni, të takoni njerëz të rinj. Ndërsa në fund të 60-ave keni kaluar të gjitha momentet e vështira në jetë. Keni të gjithë kohën e botës dhe me të gjitha paratë që keni grumbulluar gjatë jetës mund të bëni çdo gjë që keni dëshirë. Në këtë moshë keni kaluar edhe stresin profesional dhe më në fund mund të relaksoheni. /revistawho.com