Aktorja amerikane Halle Bailey është bërë nënë për herë të parë. Aktorja 23-vjeçare u bë shumë e famshme vitin e kaluar me rolin e saj në filmin “Sirena e vogël”.
Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë Bailey me një postim në rrjete sociale ku zbulon se është bërë nënë e një djali nga lidhja me reperin DDG.
Vogëlushi mban emrin e veçantë Halo.
“Edhe pse jemi disa ditë në vitin e ri, gjëja më e bukur që mund të më sillte 2023 ishte biri im. Mirë se erdhe Halo. Bota mezi pret të të shohë”, ka shkruar aktorja.
View this post on Instagram