Saga e përfolur mes Mateos dhe Brikenës ka marrë sot një drejtim krejt tjetër. Ndërsa Brikena ka këmbëngulur publikisht se raporti i tyre është kufizuar në komunikim online dhe një takim formal pa asnjë hap të mëtejshëm, Mateo ka vendosur të flasë hapur dhe të japë versionin e tij.
Në një bisedë private me Kristin, ai ka hedhur poshtë versionin e saj dhe ka pohuar se mes tyre ka pasur afërsi që nuk mund të reduktohet në një njohje sipërfaqësore. Sipas Mateos, marrëdhënia ka kaluar kufijtë e një darke miqësore dhe ka përfshirë edhe kontakt fizik.
“Ne flisnim me mesazhe, në telefon, me kamera. Jemi takuar, jemi puthur,” është shprehur ai.
Edhe pse zgjodhi të mos e bënte këtë sqarim gjatë Prime-t, kur vëmendja e publikut është më e madhe, Mateo theksoi se nuk ka arsye të mbajë diçka të fshehtë: “Nuk është ndonjë gjë e madhe, por nuk kam pse e them me zë të lartë [në Prime].”
Këto deklarata e vendosin historinë në një dritë tjetër dhe pritet të ndezin edhe më shumë debatet rreth asaj që realisht ka ndodhur mes dyshes.








