Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

S’janë thjesht kunata, Gerta Mahmutaj zbulon marrëdhënien me Aurela Gaçen

26/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
S’janë thjesht kunata, Gerta Mahmutaj zbulon marrëdhënien me Aurela Gaçen

Këngëtarja Gerta Mahmutaj, prej tre vitesh, është e dashuruar me Dj John Van Ryde, i cili është vëllai i bashkëshortit të Aurela Gaçes. Edhe bashkëshorti i Aurelës, Skerdi, si Joanisi kanë studiuar muzikë dhe i janë kushtuar asaj. Skerdi më shumë në menaxhim, ndërsa Joanisi si DJ me emrin John Van Ryde dhe si kompozitor dhe ndërkohë merret edhe me menaxhim lokalesh.





Në një mjedis të tillë është njohur edhe me Gerta Mahmutajn dhe prej tre vitesh janë bashkë duke krijuar edhe një tjetër çift artistësh në familjen e tyre, ku sigurisht Aurela ka më shumë përvojë dhe më shumë sukses si këngëtare. Joanis ka pranuar që i merr shpesh mendim asaj dhe Skerdit për krijimet e tij duke thënë që ata janë një ndihmë e madhe, por edhe Gerta që është pjesë e grupit të këngëtarëve që këndojnë live me Aurelën, ka pranuar që këngëtarja nga Vlora është një shkollë për të. Ata kanë folur edhe për marrëdhëniet e mira që kanë me Aurela Gaçen duke qenë njëkohësisht kolegë dhe të afërm prej historive të dashurisë që kanë bashkuar Skerdin me Aurelën e më pas Gertën me vëllanë e Skerdit, por Gerta Mahmutaj ka zbuluar në emisionin Rudina, që ato nuk janë vetëm kunata.

“Unë dhe Aurela jemi dhe kushërira. Mami im dhe mami i saj janë kushërira të dyta dhe mua gjithmonë më ka pëlqyer të them që Aurela është kushërira ime”, ka thënë Gerta.

Gerta dhe John Van Ryde kanë realizuar këto kohë një këngë të re pop dance, “Për ty” me ritme verore, pas këngës dance që mori pjesë në Këngën Magjike./ Class


Tags: aurela gaceGerta Mahmutaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Next Post
FOTOT/ Zgarë, shëtitje e dedikime buzë detit… Kështu e kaluan ditën Silva Gunbardhi, Dafi e Dalvi

FOTOT/ Zgarë, shëtitje e dedikime buzë detit… Kështu e kaluan ditën Silva Gunbardhi, Dafi e Dalvi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera