Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

Matilda, e dashura e Labinot Haxhiut i ka dërguar letër atij pas puthjes që pati me Bian.





Ajo i tha se është ndier e parespektuar pasi puthi një grua tjetër.

Përshëndetje Labi, Dua të dish se sa shumë më ke lënduar dhe sa e pa respektuar jam ndjerë nga ti.


Prej javësh jam këtu duke të pritur.

Të kam mbështetur dhe të kam dhënë miratimin tim që të ndjekësh atë që të bën të lumtur.

Por nëse do më kishe treguar sinqerisht që në fillim se si do ta bëje këtë rrugë, nuk do të kisha pranuar kurrë.

Ne u morëm vesh për një gjë të thjeshtë: të mos e fshihje marrëdhënien tonë, të ishe i sinqertë për ne.

Sot jam e bindur se ti e dije që atëherë që nuk do ta mbaje këtë fjalë.

Ti si individ duhet të jesh mjaftueshëm interesant sa të mos kesh nevojë të luash rolin e beqarit, kur nuk je.

Dhe pse duhet të mar vesh nga një livestream se ti do të shpërngulesh në Kosovë kur vetëm 6 javë më parë flisnim që pas kësaj do të ndërtonim një shtëpi bashkë.

Pse bëmë marrëveshje kur te ty ishte e qartë që do të tregoje një version tjetër.

Duhej të qëndroje pas asaj që doje të bëje që unë të kisha mundësinë të zgjedh, të dija ku jam…dhe me kë jam.

Tani kam ndjesinë sikur nuk të njoh më dhe po e pyes veten çfarë kuptimi ka pasur për ty ky viti ynë bashkë ne kishim kaq shumë plane dhe asgjë nuk është ndjerë më e drejtë se sa të jem pranë teje.

Nuk mund ta përshkruaj si jam ndjerë gjithë këtë kohë por sidomos prej momentit kur ti puthe një grua tjetër të më tradhtosh në televizion duke e ditur se unë dhe i gjithë rrethi im po e shohim është gjëja më e rëndë që mund të më bëje.

Ma theve zemrën dhe unë meritoj shumë më mirë.

Çdo grua meriton më mirë, asnjë nuk meriton një burrë që nuk e respekton.

Ti predikon moral e korrektësi, predikon mbështetje për gratë…por nuk e vlerëson gruan që duhet të ishte më e rëndësishmja në jetën tënde.

Shpresoj që këto javë të të bëjnë të reflektosh.

Të kuptosh çfarë ke bërë, kë ke lënë pas, duke pritur dhe çfarë është vërtet e rëndësishme në jetë sepse ti nuk je as gjysma e burrit që mendon se je dhe as gjysma e burrit që unë besoja se kisha”.

Pas kësaj që u shfaq, Labinoti ka treguar historinë me të duke i kërkuar edhe falje.

“Unë së pari i kërkoj falje shumë që është lënduar prej lojës që kemi luajtur. Kemi pasur plane për të ardhmen kemi pasur lidhje të shëndoshë. Gjithçka ka përfunduar në krizën që kemi pasur. Arsyeja kryesore e ndarjes ka qenë pikërisht ajo që unë kur kam filluar të depërtoj në Kosovë e kam pasur në mendje të vij të jetoj këtu dhe të vazhdoj karrierën këtu dhe kjo ide nuk i ka pëlqyer asaj dhe nga aty kanë dalë keqkuptime të tjera. Ka pasur edhe probleme tjera. Respektin për të e mbaj, kam kujtime shumë të mira. Jam i shqetësuar”, u shpreh ai mes tjerash.

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera