Lajmi se moderatorja e njohur, Ellen DeGeneres keqtrajtonte punonjësit e emisionit të saj bëri xhiron e rrjetit.
Burime ekskluzive kanë treguar për ‘UsWeekly’ se stafi i DeGeneres është i lumtur që e vërteta rreth problemeve me sjelljen e moderatores dolën në pah.
“Ata kanë qenë duke i shkruar njëri-tjetrit mesazhe të ndryshme. Ata e duan faktin se e vërteta që ka qenë një sekret në industri për vite me radhë, është publike tashmë”, kanë treguar po të njëjtat burime.
Duhet një fuqi e madhe për të dalë kundër dhe për të treguar publikisht problemet që mbarten me një personazh si Ellen, ndaj dhe veprimi i stafit të saj ka hasur mbështetjen e të gjithëve./revistawho.com







