Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë mbushur me spekulime për një ndarje të mundshme mes Fifit dhe Adisit. Zërat nisën të qarkullojnë pasi këngëtarja hoqi të gjitha fotot me partnerin nga rrjetet sociale, gjë që ngjalli dyshime të forta për një krizë në marrëdhënien e tyre.
Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, dyshja u shfaq sërish bashkë. Fifi ishte pjesë e një koncerti, dhe në prapaskenë është parë pikërisht bashkëshorti i saj, Adisi, duke u kujdesur për çdo detaj – një prani që flet shumë.
Duket se, pavarësisht zhdukjes së përbashkët nga rrjetet, çifti vazhdon të jetë më i bashkuar se kurrë më parë.
Kujtojmë se Fifi dhe Adisi janë prindër të një djali, Theo Mal.









