Sara dhe Endriku, dikur kanë pasur një histori dashurie, teksa sot janë bashkë si banorë në shtëpinë e “BBV”.
Së fundmi dyshja i janë rikthyer bisedave rreth të shkuarës së tyre.
Endriku dhe pse gjërat kanë përfunduar prej kohësh ka akuzuar Sarën se e ka gënjyer.
Sara nga ana tjetër i tha se nuk e ka gënjyer në gjëra të mëdha. Më pas të dy deshën ta mbyllin temën.
Sara: Kam gënjyer?
Endrik: Në disa gjëra po.
Sara: Përshembull?
Endrik: Nuk dua ta flas më.
Sara: Ma thuaj.
Endrik: Për disa gjëra po. Bëjmë një pakt, e lëmë këtu.
Sara: Për gjënë e madhe s’kam gënjyer dhe ti e di këtë gjë!