Jonida Maliqi ka ndarë së fundmi një foto me moderatoren Evi Reçi, nga studio e pasdites në ekranin e ‘Vizion Plus’.
Ajo çfarë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve kanë qenë komentet e autorit të njohur, Albatros Rexhaj dhe moderatores Evi Reçi.
“@evireci Aman kujdes me ato shalë të gjata se na bëre me zemër për spital. Me gjithë këtë virus që po qarkullon, rrezik përfundojmë në intensive”, ka shkruar Albatros poshtë fotos.
Sakaq nuk ka munguar dhe përgjigja e Evit, e cila ka shkruar: “Haha. Epo s’kam ku t’i çoj shalët shoku”.
Rexhaj ka vendosur t’i kthejë sërish përgjigje duke e quajtur të “pamëshirshme”, pasi sipas tij kjo quhet “terror” i pastër.
Më pas Reçi i ka shkruar: “Duhet të intubohesh pra”.
Siç duket Evi dhe Albatrosi gëzojnë një raport miqësor me shumë humor me njëri-tjetrin dhe këtë detaj nuk kanë hezituar ta tregojnë edhe në komente./revistawho.com










