Sipas programit argjentinas LAM, një nga fëmijët e Wanda-s dhe Maxi-t ka rrëfyer se është goditur disa herë në kokë nga Icardi, gjë që ka çuar në ndërhyrjen e shkollës. Pas testeve psikologjike dhe takimeve me specialistë, djali ka folur për një sjellje të ashpër nga sulmuesi i Galatasaray, edhe pse fillimisht e kishte përshkruar si një njeri të mirë. Aktualisht, institucioni shkollor po heton më tej rastin.
Sipas “La Nacion”, tashmë janë mbi dhjetë padi të depozituara dhe më shumë se 14 masa mbrojtëse kundër Icardit.
Çështja shpërtheu në nëntor të vitit 2024, kur Wanda e akuzoi për dhunë psikologjike dhe ekonomike, çka çoi në dëbimin e tij nga vila ku jetonte me të. Më vonë pasuan akuza për kërcënime dhe mbajtje të armëve, duke bërë që autoritetet argjentinase t’i ndalonin atij afrimin me ish-gruan.
Nëse hetimet vërtetojnë dyshimet, ish-kapiteni i Interit jo vetëm që mund të përballet me pasoja ligjore, por edhe me një dëm të madh në imazhin e tij publik.








