Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Big Mama në zi, humb nënën! 20/03/2026
“Kërkoj falje”, Gjesti del nga burgu, mesazh për fansat: Kam gabuar, presioni më çoi në atë gjendje! 19/03/2026
Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi? 19/03/2026
Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë! 19/03/2026
E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka! 19/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

SKANDAL NE BERAT/ Gjyqtari i kërkon favore seksuale qytetares: Zogu, mos reflekto mendësi fshatareske

29/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
SKANDAL NE BERAT/ Gjyqtari i kërkon favore seksuale qytetares: Zogu, mos reflekto mendësi fshatareske

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të pezullojë një gjyqtar në rrethin e Beratit, pas akuzës që ai kërkonte favore seksuale nga një qytetare, palë në gjyqin e drejtuar prej tij. Qytetarja ishte në proces divorci ndërsa gjyqtari i ka premtuar ndihmën në këmbim të favoreve seksuale. Prokuroria thotë se gjykatësi ka kryer mbi 300 telefonata me gruan, duke i kërkuar lidhje seksuale. Këshilli i Lartë i Drejtësisë kishte dhënë vërejtjen për largim që para një viti, ndërsa sot Gjykata për Krime të Rënda ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për pezullim. Hetimet kanë nisur që kur shtetasja ka dorëzuar kallëzimin pranë policisë vendore. Edhe  para disa vitesh, për këtë gjykatës ishte kërkuar shkarkimi nga detyra, për shkak të fshehjes së pasurisë prej tij.





Njoftimi zyrtar

Prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimin në bazë të kallëzimit të dorëzuar nga shtetasja I.T. pranë Policisë Vendore, Berat. Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton se kallëzuesja ka qenë palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo. Në seancën e parë të atij procesi, gjyqtari i është ofruar kallëzueses që t’i siguronte një avokat, meqë kjo e fundit nuk kishte mundësi financiare. Për këtë arsye, ata shkëmbejnë numrat e telefonit. Pasditen e së njëjtës ditë, gjyqtari i dërgon mesazh në telefon kallëzueses, ku, pasi e njofton për gjetjen e një avokati, i kërkon në mënyrë indirekte që “ta konsiderojë mik”.Në vijim, nga këqyrja e aparatave dhe tabulateve telefonikë, rezulton se gjyqtari Çobo i ka dërguar shpesh mesazhe dhe e ka telefonuar kallëzuesen. Kjo e fundit, megjithëse e ka kuptuar qëllimin e gjyqtarit për krijimin e një lidhjeje intime, është ndjerë e frikësuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë. Për këtë arsye, shtetasja I.T. i është shmangur në çdo kohë gjyqtarit dhe e ka kallëzuar atë pranë Policisë Vendore, e cila e referoi rastin pranë Prokurorisë për Krime të Rënda. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka realizuar këqyrjen e telefonave, nga të cilët ka rezultuar se për një periudhë gati 3-mujore para kallëzimit, gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst. Në mesazhet e dërguara nga gjyqtari konstatohet qartë tendenca e tij për të bindur kallëzueses që të krijonin një lidhje intime.I pyetur si person nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, i dyshuari e ka mohuar faktin se mesazhet e tij kanë pasur si qëllim kërkimin e favoreve seksuale dhe se nuk ka pasur raporte jashtëgjyqësore me të pandehurën. Por, nga provat e administruara gjatë procesit hetimor, rezulton e provuar se shtetasi Shyqyri Çobo ka tentuar për një kohë të gjatë të krijojë lidhje intime me kallëzuesen, e cila ishte palë në një proces gjyqësor të drejtuar prej tij në Gjykatën e Beratit. Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshime të arsyeshme se gjyqtari Shyqyri Çobo ka konsumuar elementët e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”, parashikuar nga neni 319/ç i Kodit Penal. Për këtë arsye, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurimit “pezullim nga detyra”. Gjykata për Krime të Rënda pranoi këtë kërkesë ditën e mërkurë, në dt. 29.06.2016.


MESAZHET

Ora News ka zbuluar disa nga mesazhet e gjyqtarit të rrethit të Beratit të pezulluar sot. Shyqyri Çobo I shkruante dhe e telefononte vazhdimisht shtetasen I.T e cila ishte në një proces gjyqësor divorci. Përmbajtja e mesazheve shpreh qartas, synimet e gjyqtarit të denoncuar nga qytetarja I.T. Ja disa nga mesazhet e zbuluara nga Ora News.

SMS 1- Të këshilloj tepër miqësisht që në konceptin apo në filozofinë perceptuese mos reflekto mendësi fshatareske të natyrës provinciale duke u munduar të tregosh moral, koha ka evoluar, ndaj duhet të jesh më elokuente me veten dhe në shoqëri, OK?

SMS 2- “Zogu” – do më vinte mirë të të thërrisja kështu se si “zogë” je! OK??

SMS 3- Është e vërtetë që je “Tip i vështirë” në raportin komunikues, por “Tip inteligjente” me performancë femërore tepër perfekte.. Ke vlera në vetvete! Të respektoj dhe nuk dua të të humbas ! Ok ?

SMS 4- …. “Mirëmëngjes”!! Po të shkruaj shpejt. Zgjohem në orën 04:00 dhe ora 05:30 nisem për në punë. Unë gjykoj se ti duhet të njohësh madje dhe të administrosh vlerat të cilat s të mungojnë.. Ti gëzon simpati, inteligejncë dhe një komunikim tepër komplimentar. Je tepër femërore. Për këtë shkak duhet të jesh KRENARE! Respekte

Tags: gjyqtarpezullohetqytetaresSekssms
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Big Mama në zi, humb nënën!
Breaking News

Big Mama në zi, humb nënën!

20/03/2026
Pas heshtjes së gjatë, Gjesti shfaqet sërish për Krishtlindje!
Breaking News

“Kërkoj falje”, Gjesti del nga burgu, mesazh për fansat: Kam gabuar, presioni më çoi në atë gjendje!

19/03/2026
Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi?
Breaking News

Jay-Z ndryshon emrin artistik, por çfarë fshihet pas këtij modifikimi?

19/03/2026
Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë!
Breaking News

Vajzën që i ka vjedhur zemrën djalit të Monika Kryemadhit e njihkemi të gjithë!

19/03/2026
E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka!
Breaking News

E “vdiqën” për klikime, shpërthen Rozana Radi: Nuk e di si ju mban toka!

19/03/2026
Kim Kardashian u rrëzua me takat 20 cm dhe nuk ndodhi asgjë!
Breaking News

Kim Kardashian u rrëzua me takat 20 cm dhe nuk ndodhi asgjë!

19/03/2026
Next Post
E kujt është ajo dorë?! Ja fotoja e shekullit të kaluar që po çmend internetin

E kujt është ajo dorë?! Ja fotoja e shekullit të kaluar që po çmend internetin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera