Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

Një episod i rëndë ka vënë në qendër të vëmendjes familjen Baldwin në SHBA. Alaia Baldwin, motra e Hailey Bieber, ndodhet nën hetim penal pas një ngjarjeje të ndodhur në një lokal nate në Savannah, Georgia, ku akuzohet për dhunë ndaj stafit.





33-vjeçarja u arrestua në shkurt të vitit 2024, pasi sipas raportimeve të Us Weekly, ajo dyshohet se u përfshi në një konflikt të ashpër brenda një bari, që përfundoi me akuza për sulm ndaj tre punonjësve të lokalit. Rasti ka shkaktuar reagime të shumta për shkak të natyrës së rëndë të pretendimeve.

Sipas dokumenteve hetimore, prokuroria e Xhorxhias ka ngritur katër akuza për kundërvajtje: sulm i thjeshtë, dhunë e thjeshtë dhe dy raste të shkeljes së pronës. Nëse shpallet fajtore, Baldwin rrezikon deri në një vit burg, ndërsa seanca për dënimin është caktuar për datën 23 prill.


Ngjarja thuhet se nisi kur Alaia Baldwin hyri në tualetin e stafit dhe iu kërkua të përdorte tualetin e klientëve. Ajo dyshohet se reagoi në mënyrë agresive, duke kaluar në kërcënime dhe më pas në dhunë fizike. Sipas deklarimeve, një roje sigurie u sulmua duke iu shkulur flokët, ndërsa një tjetër u godit me shqelma në organet gjenitale gjatë përpjekjeve për ta neutralizuar situatën.

E përfshirë në incident ishte edhe një kamariere, e cila u përball me Baldwin kur tentoi të hynte në tualetin e stafit. Në një intervistë për TMZ, kamarierja Hailey Coley rrëfeu se u kishte bërë të qartë Baldwin dhe shoqeve të saj se hyrja në atë ambient nuk lejohej dhe se më pas kishte vënë re se “lavamani ishte plot me të vjella”.

Coley tregoi se pasi u kthye në banjo për të parë çfarë po ndodhte, Baldwin i hodhi një tampon të përdorur. “Unë thashë, ‘Dëgjoni, ju djema duhet të largoheni,’ ” tha Coley, duke shtuar se Baldwin iu përgjigj: “Nuk më besoni? Doni ta shihni?” përpara se t’ia hidhte tamponin. Pas kësaj, sigurimi u njoftua dhe ajo u nxor jashtë lokalit.

Kamarierja ka shprehur bindjen se Baldwin ishte nën ndikimin e alkoolit dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë e një padie civile. “ Sepse ky është lëngu trupor i dikujt që ra në kontakt me mua. Kjo është thjesht e papranueshme dhe është plotësisht e pajustifikueshme, veçanërisht kur dikush po përpiqet të të ndihmojë.”

Nga ana tjetër, Alaia Baldwin i ka deklaruar policisë se veproi në vetëmbrojtje. Megjithatë, një raport i siguruar nga E! citon se: “Zonja Baldwin deklaroi se u nxor me forcë nga klubi. Fillimisht ajo mohoi të kishte hyrë me forcë në tualet, duke deklaruar vetëm se kishte nevojë ta përdorte atë për të vjellë dhe për të ndërruar tamponin”, si dhe se “fillimisht ajo mohoi ta kishte hedhur tamponin e përdorur te kamarierja, por më vonë deklaroi se po.”

Avokati i saj, Drew Findling, reagoi për TMZ duke sqaruar rrethanat e udhëtimit të saj në Savannah dhe shprehu pendesën e klientes:

“Më 24 shkurt 2024, znj. Baldwin udhëtoi për në Savannah, Georgia për të festuar martesën e afërt të një shoqeje të ngushtë. Fatkeqësisht, ajo që duhej të kishte qenë një mbrëmje argëtuese vajzash mori një kthesë të papritur. Znj. Baldwin është e turpëruar dhe e penduar për ngjarjet e asaj nate dhe po merr masat e nevojshme për t’u siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë.”

Ngjarja mbetet ende nën hetim, ndërsa pritet që procesi gjyqësor të hedhë më shumë dritë mbi një nga incidentet më të bujshme që kanë përfshirë familjen e njohur Baldwin.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York
Breaking News

Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York

05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!
Breaking News

Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba!

05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Next Post
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!

Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera